Bachelor në Shkenca Komunikimi

Rreth programit
Programi i studimeve të Ciklit të Parë në Shkencat e Komunikimit parashtron një arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale, si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat në fusha të ndryshme të përcjelljes së informacionit me anë të mjeteve të ndryshme, si dhe në fushën e komunikimit e marrëdhënieve me publikun. Programi është projektuar t’u ofrojë një formim intelektual e profesional studentëve, duke parashtruar një shumëllojshmëri konceptuale dhe prespektivë në fushën e komunikimit e të mediave, përfshirë këtu edhe mediat e reja, rezultat i drejpërdrejtë  i zhvillimeve teknologjike në këtë fushë. 
 
Programi Bachelor në Shkenca Komunikimi zgjat tre vite akademike, të ndarë në gjashtë semestra, si dhe përmban gjithsej 180 ECTS (Sistemi Evropian i Transferimit të Kredive). 1 ECTS = 25 orë.
 
Në fund të programit lëshohet diploma me titull “Bachelor në Shkenca Komunikimi”.
 
Misioni 
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gazetarisë, e komunikimit, e marrëdhënieve publike dhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, në përputhje edhe me zhvillimet e teknologjisë bashkëkohore, në fushën e mediave të reja. 
 
Vizioni
Departamenti i Shkencave të Komunikimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së  studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirorganizuar të anës  teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. Duke u mbështetur në një staf akademik të përkushtuar në misionin e tij, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, departamenti do të nxisë te studentët dashurinë dhe respektin për vendin e tyre dhe do të mbështesë angazhimin e gjithsecilit për një shtyp të lirë dhe të pavarur, për një komunikim transparent e të ndershëm sipas  parimeve të deontologjisë e etikës profesionale.
 
 
Objektivat e Programit 
  • Përgatitja e kuadrove të aftë dhe të pajisur me njohuritë bashkëkohore në fushën e gazetarisë dhe komunikimit;
  • Njohja me tregun e punës dhe aftësimi i tyre sipas kërkesave të këtij tregu; 
  • Familjarizimi i studentëve me çështjet që kanë të bëjnë me fushën e gazetarisë dhe komunikimit;
  • Përvetësimi i aftësive për të vjelë, analizuar dhe më pas raportimin profesional të informacionit;
  • Njohja me çështje të etikës në raportim dhe çështjeve që kanë të bëjnë me median dhe shkencat e komunikimit;
  • Integrimi i teorisë dhe praktikës në mënyrë që studentët të përjetojnë aspekte që lidhen me fushën e studimit;
  • Krijimi i kushteve për formim të mirëfilltë profesional për studentët duke ofruar një ambient të përshtatshëm;
  • Rritja e njohurive në përdorimin e teknologjisë në shërbim të sigurimit dhe shpërndarjes së informacionit;
  • Të kuptojnë nevojën dhe nxitjen e një komunikimi të vazhdueshëm ndërkulturor.
 
Rezultatet e Programit
  • Përvetësimi i koncepteve bazë të komunikimit dhe përdorimi i saktë i tyre nga ana e studentëve;
  • Aftësimi i studentëve në informimin e publikut në mënyrë profesionale;
  • Aftësimi në analizimin e zhvillimeve shoqërore dhe përcjellja e tyre në një mënyrë objektive tek audienca;
  • Ndërgjegjësimi i studentëve për rendësinë që mbart informacioni për funksionimin e shtetit të së drejtës; 
  • Zhvillimi i aftësive të mendimit kritik të studentëve;
  • Të kuptojnë dimensionet etike të vendimeve që marrin;
  • Të njohin rendësinë e veçantë që kanë marrëdhëniet me publikun brenda institucioneve publike dhe private;
  • Aftësimi në përdorimin e saktë të fakteve;
  • Pajisja e studentëve me një etike të mirë komunikimi dhe nxitja e përgjegjësisë sociale në shërbim të komunitetit. 
 
Mundësitë e punësimit
Të diplomuarit e këtij programi janë specialistë komunikimi. Ata mund të punojnë si gazetarë, redaktorë, kryeredaktorë, korrespondentë, moderator programesh audiovizive, zëdhënës apo specialistë në zyrat e shtypit dhe të informimit apo në  zyrat e marrëdhënieve me publikun, analistë, drejtues në institucione mediatike, apo këshilltar për mediat.

 

Semestri

1

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 ALB 101 Gjuhë Shqipe I Albanian B 64 64 4.00 5
2 COM 101 Hyrje në Komunikim Masiv Albanian B 48 53 3.00 4
3 PSY 103 Psikologji Sociale Albanian C 48 52 3.00 4
4 SOC 101 Hyrje në Sociologji Albanian C 48 54 3.00 4
5 HST 101 Historia e Shqipërisë Albanian B 48 52 3.00 4
6 COM 121 Marrëdhënie Publike Albanian B 48 52 3.00 4
7 EFL 101 Anglisht I English E 80 45 5.00 5
Gjithsej 384 372 24 30

Semestri

2

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 CMP 102 Hyrje në Informatikë Albanian E 48 77 3.00 5
2 COM 112 Historia e Medias Albanian B 48 81 3.00 5
3 COM 102 Teoritë e Komunikimit Albanian A 48 81 3.00 5
4 ALB 102 Gjuhë Shqipe II Albanian B 64 62 4.00 5
5 LAW 112 E Drejtë Kushtetuese Albanian B 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 5
Gjithsej 256 378 19 30

Semestri

3

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 COM 213 Gazetari Ekonomike Albanian B 48 88 3.00 5
2 COM 203 Filozofi Komunikimi Albanian B 48 81 3.00 5
3 COM 201 Bazat e Semiotikes Albanian A 48 76 3.00 5
4 COM 211 Shkrim dhe Raportim Lajmi I Albanian B 80 48 4.00 5
5 PLS 101 Hyrje në Shkencat Politike Albanian C 48 77 3.00 5
6 LAW 111 E Drejta Publike Albanian B 48 77 3.00 5
Gjithsej 320 447 19 30

Semestri

4

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 SOC 202 Statistikë për Shkencat Sociale Albanian A 48 77 3.00 5
2 COM 214 Metodat e Redaktimit Albanian B 48 78 3.00 5
3 COM 212 Raportim Shkrim Lajmi II Albanian B 80 46 4.00 5
4 COM 216 Agjencitë e Lajmeve Albanian B 48 76 3.00 5
5 COM 204 Elementët e komunikimit Albanian A 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 5
Gjithsej 272 354 19 30

Semestri

5

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 COM 303 Etika e Medias dhe Legjislacioni Albanian B 48 74 3.00 5
2 COM 305 Metodat e Kërkimit dhe Shkrimi Akademik Albanian A 48 77 3.00 5
3 COM 321 Marketing Mediatik Albanian B 48 77 3.00 5
4 COM 307 Praktikë profesionale Albanian E 48 77 3.00 5
5 COM 301 Hyrje në Analizë Ligjerimi Albanian B 48 77 3.00 5
6 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 5
Gjithsej 240 382 18 30

Semestri

6

  Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
1 COM 304 E Folura në Publik Albanian B 48 102 3.00 6
2 COM 312 Intervistimi Albanian B 48 102 3.00 6
3 COM 398 Punimi i Diplomës Albanian F 48 102 3.00 6
4 COM 306 Bazat e Teorive te Perkthimit Albanian B 48 98 3.00 6
5 Albanian Elective Albanian D 0 0 3.00 5
Gjithsej 192 404 15 29

Lëndët me zgjedhje

Kodi Lënda Gjuha GL L/S PI Kr ECTS
COM 252 Shtypi i Shkruar dhe Online Albanian D 48 77 3.00 5
COM 351 Komunikimi Organizativ Albanian D 48 77 3.00 5
COM 352 Komunikim Politik Albanian D 48 102 3.00 6
COM 353 Komunikimi Ndërkulturor dhe Ndërpersonal Albanian D 48 77 3.00 5
COM 354 Menaxhimi i Burimeve Njerëzore Albanian D 48 102 3.00 6
HST 302 Historia e Civilizimeve Albanian D 48 102 3.00 6
PIR 102 Hyrje në Marredhenie Nderkombetare Albanian D 48 102 3.00 6
PIR 301 Historia e Integrimit dhe Institucionet e BE-së Albanian D 48 77 3.00 5
PLS 302 Historia e Mendimit Politik Albanian D 48 102 3.00 6
EFL 103 Anglisht e Avancuar I English E 80 51 5.00 5
EFL 102 Anglisht II English E 128 2 8.00 5
EFL 104 Anglisht e Avancuar II English C 80 55 5.00 5