Emri i Lëndës : E Folura në Publik
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 304-1 B 6 3 0 0 3.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Sipas filozofisë së kursit, e folura në publik përfshin aftësi të cilat mund të mësohen. Në kurs do të flitet për artin e të folurit në publik dhe do të analizohen të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut. Të folurit në publik përfshin çdo lloj komunikimi që ndodh para një grupi njerëzish ose një audience më të gjerë. Që një komunikim i tillë të jetë efikas, duhen njohur mirë elementet që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë. Analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit janë disa nga çështjet që do të trajtojmë së bashku.
Objektivat Në fund të kursit, studenti do të jetë më i familjarizuar me paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse. Për të bërë këtë, do të përqëndrohet në disa aspekte: - çfarë do të thotë të jesh një folës dhe dëgjues etik i mesazheve; - identifikimi i elementeve qëndrore për një mesazh logjik dhe të mirëorganizuar; - identifikimi dhe prezantimi i llojeve të ndryshme të ligjëratave.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Njohja me lëndën dhe shpjegim i programit: Prezantimi i programit të lëndës, Njohja me terminologjinë e lëndës.
2Të folurit në publik • Fuqia e të folurit në publik • Dallimi midis të folurës në publik dhe bashkëbisedimit • E folura në publik dhe të menduarit në mënyrë kritike • Procesi i të folurit në publik • E folura në publik në një botë multikulturore
3Etika dhe të folurit në publik • Këshilla për një të folur etike në publik • Plagjiatura • Këshilla për dëgjimin etik
4Dëgjimi • Dëgjimi dhe mendimi kritik • 4 shkaqe të dëgjimit të dobët • Si të bëhesh dëgjues më i mirë
5Përzgjedhja e temës dhe e qëllimit • Përzgjedhja e temës • Përcaktimi i një qëllimi të përgjithshëm • Përcaktimi i një qëllimi specifik • Thënia e idesë qëndrore
6Analizimi i audiencës • Audienca dhe psikologjia e saj • Analiza demografike e audiencës • Analiza e audiencës sipas situatës • Marrja e informacionit lidhur me audiencën dhe përshtatja me të
7Organizimi i pjesës qëndrore të fjalimit • Çështjet kryesore • Materialet mbështetëse • Lidhjet
8Provimi Gjysmë-Final
9Fillimi dhe mbarimi i fjalimit • Hyrja • Konkluzioni
10Skica e fjalimit • Skica e fjalimit • Skica e mbajtjes sё fjalimit • Shembull me koment
11Përdorimi i gjuhës • Përdorimi i saktë i gjuhës • Gjuha e qartë dhe e gjallë • Përshtatshmëria e gjuhës
12Mbajtja e fjalimit • Metoda të mbajtjes së fjalimit • Zëri i folësit • Trupi i folësit
13E folura për të informuar • Llojet e fjalimeve informative, analiza dhe organizimi • Këshilla për të folurën informative
14E folura për të bindur • Rëndësia e të bindurit (etika dhe të bindurit) • Psikologjia e bindjes së tjetrit • Lloje të ndryshme të fjalimeve bindëse (mbi faktet, vlerat, çështjet politike)
15E folura në grupe të vogla • Çfarë është një grup i vogël? Përgjegjësitë në një grup të vogël. • Metoda e mendimit reflektues. • Prezantimi i rekomandimeve te grupi.
16Provimi Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Studentet do të përcjellin qartë mesazhin nëpërmjet ligjëratave publike
2Studentët do të mësojnë teknikat e percjelljes së mesazhit tek publiku
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale120
Kuize420
Projekte00
Projekte semestrale00
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16348
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14570
Detyra 000
Gjysmë finale 11515
Provimi final 11717
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 150
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)