Përgjegjësi i Departamentit

Doc.Dr.Ramadan Çipuri: Mbaroi studimet universitare për gazetari, Fakulteti i Komunikimit, Universiteti i Stambollit, Turqi. Master i Arteve në Sociologji-Filozofi, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës; “Docent” dhe “Doktor i Shkencave” në Gazetari dhe Komunikim, Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës.

Dr.Çipuri është i angazhuar në jetën universitare që në vitin 2008, fillimisht në Universitetin Epoka, Tiranë, Shqipëri, dhe më pas, nga shtatori i vitit akademik 2011-2012 e në vijim ka qenë pjesë e stafit akademik dhe drejtues i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, në SHL “Hëna e Plotë” (Bedër). 
 
Dr.Çipuri ka marrë gradën shkencore “Doktor i shkencave në gazetari dhe komunikim” me studimin e titulluar “Vetëcensura e gazetarëve shqiptarë brenda redaksive”. 
 
Gjatë këtyre viteve ai ka qenë autor dhe bashkë-autor në disa publikime që kanë të bëjnë me këtë fushë të studimeve.
 

Sekretar i departamentit

Romelda Qose: Ka përfunduar studimet "Bachelor" në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit, Fakulteti i Historisë së Filologjisë, Universiteti i Tiranës.Në vitin 2015 përfundoi studimet e ciklit të dytë MSc në Shkenca Komunikimi, në profilin: Marrëdhënie me Publikun, Departamenti i Shkencave të Komunikimit, Fakulteti i Shkencave Humane, SHL "Hëna e Plotë" ( Bedër).