Rreth Departamentit

 
 
Përgjegjës i Departamentit
 
Dr. Erlis Çela [email protected]
 
E-maili i Departamentit
 
[email protected]
 
Rreth Departamentit
Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar ''Bedër'' është pjesë e Fakultetit të Shkencave Humane. Në përputhje me “Ligjin mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë” departamenti i Shkencave të Komunikimit vepron si njësi bazë mësimore-kёrkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene në disiplinën e shkencave të komunikimit, gazetarisë dhe marrëdhënieve me publikun e medias.
 
Në këtë kuadër, departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare të departamentit.
 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit parashtron arsim për të gjithë ata studentë që janë të interesuar ta ndërtojnë karrierën e tyre profesionale si në sektorin publik, ashtu dhe në atë privat, në fusha të ndryshme të përcjelljes së informacionit me anë të mjeteve të ndryshme, si edhe në fushën e komunikimit të marrëdhënieve me publikun.  
 
Departamenti ofron programe studimi të Ciklit të parë dhe të dytë në Shkenca komunikimi, konkretisht:  
      - Bachelor në Shkenca Komunikimi
      - Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi: Profili Gazetari 
      - Master i Shkencave në Shkenca Komunikimi: Profili Marrëdhënie Publike
 
Misioni 
Misioni i departamentit të Shkencave të Komunikimit është përgatitja e individëve të kualifikuar në fushën e gazetarisë, e komunikimit, e marrëdhënieve publike dhe në fusha të ngjashme me to, nëpërmjet një filozofie arsimimi që ka në thelb vlerat universale, si edhe mbështetjen e kërkimit shkencor, me qëllim vënien në jetë të ideve dhe projekteve që ndikojnë në përmirësimin e jetës së njeriut dhe të mbarë shoqërisë, në përputhje edhe me zhvillimet e teknologjisë bashkëkohore, në fushën e mediave të reja. 
 
Vizioni 
Departamenti i Shkencave të Komunikimit do të sjellë risi në mënyrën e aftësimit dhe të  përgatitjes së  studentëve nëpërmjet një gërshetimi të mirorganizuar të anës  teorike me praktikën në kushte dhe mundësi fizike bashkëkohore. 
 
Duke u bazuar në një staf akademik të përkushtuar në misionin e tij, në kushtet e një shoqërie globale dhe zhvillimi të shpejtë të teknologjive moderne që kanë përfshirë fushën e komunikimit e medias, departamenti do të nxisë te studentët dashurinë dhe respektin për vendin e tyre dhe do të mbështesë angazhimin e gjithsecilit për një shtyp të lirë dhe të pavarur, për një komunikim transparent e të ndershëm sipas  parimeve të deontologjisë e etikës profesionale. 
 
Mundësitë  e punësimit
  • Studenti mund të punojë në institucione mediatike publike e private si gazetar i medias së shkruar e vizive, përfshirë këtu gjithë zhanret e medias si dhe mediat e reja.
  • Studenti mund të punojë në organizma, organizata, shoqata vendase dhe të huaja, të cilat operojnë në fushën e edukimit/komunikimit, të  shërbimeve e të  edukatës qytetare, si  operator kurator i marrëdhënieve ndërkombëtare,  në administratën publike e private  etj.
  • Studenti mund të punojë në organet drejtuese të medias së shkruar vizive.
  • Studenti mund të punojë në subjekte politike, në zyrat e shtypit dhe të informimit, në zyrat e marrëdhënieve me publikun, në institucione të huaja, në organizma të huaj etj.
 

Anëtarët e këshillit të Departamentit të Shkencave të Komunikimit

Nr. Titulli/ grada Emër Mbiemër e-Mail
1 Dr. Erlis Çela [email protected]
2 Prof.Asoc.Dr Rahim Ombashi [email protected]
3 Doc. Dr. Agron Tufa [email protected]
4 Dr. Edlira Mali [email protected]
5 Doktorant Emirjon  Senja [email protected]
6 Doktorant Aleksander Çipa [email protected]
7 Msc Jola Marku [email protected]
8 Msc Rudi Dunga [email protected]