Drejtoresha e “Land Mark” takon studentët e komunikimit

Drejtoresha e Menaxhimit të Agjencisë së Reklamave “Land Communications”, Odeta Male mbajti seminarin me temë: “Agjencitë e Reklamave, si funksionojnë ato”, ku të pranishëm ishin studentët e vitit të tretë të Departamentit të Shkencave të Komunikimit.
 
Gjatë seminarit, pjesë e lendës mësimore “Marketing Mediatik”, Male u shpjegoi studentëve se si funksionon tregu i reklamave në Shqipëri, procesin e hedhjes në treg të një spoti publicitar, i cili fillon nga konceptimi, përcaktimi i targetit, qasja me produktin e deri tek prodhimi. Studentët nga ana e tyre u treguan të interesuar për të ditur më tepër rreth mënyrës së si konceptohet një fushatë publicitare.