Klubi i debatit: Studentët debatojnë mbi tema të ndryshme

Klubi i Debatit në universitetin Hëna e Plotë (Beder) nis ciklin e konkursit midis studentëve të Departamentiti të Shkencave të Komunikimit. Në këtë konkurs marrin pjesë shtatë grupe studentore dhe në fazat e mëvonshme do të vazhdojnë vetem tre grupet kualifikuese. Ky organizimin funksionon në bazë të një shorteu midis grupeve pjesmarrëse në debat. Përballja e grupeve dhe qëndrimi i tyre ndaj temave janë rastësore.
 
Tema e parë e debatit ‘’Lira e medias, deri ku’’ solli në përballje një grup studentësh të vitit të tretë kundër vitit të dytë. Përgatitja serioze dhe argumentet e forta vështirësuan punën e jurisë, ku rezultati final kishte vetëm katër pikë diferencë në favor të studentëve të vitit të tretë.