MarCom Seminars; McCANN Tirana prezanton aktivitetin e saj

Në kuadër të ciklit të seminareve “MarCom Seminars”, agjensia e reklamave "McCann Tirana" u prezantua sot përpara studentëve të Bedër me temë referimi "Kreativiteti në procesin e prodhimit të reklamës”.
 
Ivica Spasovski, drejtori kreativ dhe Suela Shtylla,administratore e kësaj agjencie prezantuan aktivitetin e tyre dhe u ndalën në procesin e kreativitetit. Ato ndanë më studentët eksperiencat, folën rreth kërkesave të klientëve si edhe nënvizuan pikat e forta të agjencisë McCann Tirana në këtë drejtim.
 
Pyetjes se cilët elementë e ndihmojnë këtë agjenci për të patur sukses z. Spasovski iu përgjigj se eksperienca dhe kërkimi janë themelore në këtë aspekt. Kjo agjenci reklamash është një zinxhir i agjencive që operojnë në vende të ndryshme të botës. 
 
Sipas tij, fakti që janë përfaqësues të një rrjeti të tillë rrit edhe përgjegjësinë përballë klientë që u kanë besuar shërbimet e marketing dhe reklamës.
 
Agjencia McCann Tirana ka fituar çmimin Silver Drum në festivalin Golden Drum me projektin "Respect the Living".