Praktikat profesionale.

Departamenti i shkencave të komunikimit ka planifikuar edhe për vitin akademik 2012-13 që të gjithë studentët të kenë mundësinë e kryerjes së praktikave brenda dhe jashtë vendit. Kjo është e mundur në sajë, të marrëveshjeve që departamenti ka realizuar me institucione të ndryshme.

Edhe gjatë këtij viti, departamenti synon që ta zgjerojë numrin e mediave, me të cilat do të bashkëpunojë, në kuadër të gërshetimit të teorisë me praktikën, element ky i rëndësishëm për studentët e shkencave të komunikimit.