Rafaela Rica:"Këmbëngulja, çelësi i suksesit"

Rinis sërisht cikli i seminareve “MarCom” ku Rafaela Rica, themeluese e njëkohësisht administratore e agjencisë së reklamave “Iceberg Communication” referoi  rreth temës: “Nga ideja në traditë’’.
 
Pasi bëri një përmbledhje të shkurtër të rrugëtimit në themelimin e “Iceberg Communication” Rafela ndau me të pranishmit sfidat, aktualitetin, vizionin për të ardhmen e agjensisë si dhe disa nga eventet më të rëndësishme të realizuara deri më tani.
 
Rafaela theksoi si bazë për vazhdimësi dhe sukses të punës, këmbënguljen dhe gjetjen e ideve të reja. Më e mira është të kesh një fushë specifike ku të ndjehesh i aftë dhe të njihesh për të, se sa të ngelesh në kuadrin e masës.
Në fund të leksionit ajo iu përgjigj pyetjeve të studentëve duke u mundësuar përveç anës teorike, një aftësim praktik.