Redi Gjuzi: Gazeta, mjeti më i rëndësishëm i komunikimit masiv

Zv.Kryeredaktori i gazetës Panorama Z.Redi Gjuzi vlerësoi gazetën e shtypur si një ndër mjetet më të rëndësishme të komunikimit masiv. I ftuar në një bashkëpunim me studentët e departamentit të Shkencave të Komunikimit, z. Gjuzi tha se pavarësisht problemeve me të cilat shtypi i shtypur po ballafaqohet, ai përbën një element të besueshëm dhe burim të rëndësishëm të informacionit. Sipas z.Gjuzi, gazetat janë ato të cilat japin informacione më të detajuara mbi çka ndodh në realitet, ndryshe kjo nga informacioni në Radio apo Televizion.