Shfaqja e filmit me metrazh të shkurtër i realizuar nga studentët e komunikimit

‘’Aty për ty”, është filmi i parë sensibilizues me metrazh të shkurtër mbi hiperaktivitetin, i realizuar me pjesëmarrjen e studentëve të Kolegjit Universitar “Bedër”, pati shfaqjen e tij të dytë për të gjithë studentët në ambjentet e universitetit.

Përpara shfaqjes, studentët pjesë e kastit të aktorëve, regjisori dhe drejtoresha e Fondacionit “Ndërto të ardhmen” bënë një prezantim të shkurtër rreth A.D.H.D-së, bashkëpunimit në realizimin e këtij filmi, historisë, idesë dhe mesazhit të rëndësishëm që ky film përcjell. 
Filmi "Aty për ty", është një histori reale e rrëfyer nga një nënë. Historia e punës, lotëve, heroizmit dhe të suksesit, kundrejt të birit të diagnostikuar me A.D.H.D. (hiperaktivitet).

Ky film pas 2 shfaqjeve të tij të suksesshme, do të vazhdojë turin e tij edhe në qytete të tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë, me qëllim ndërgjegjësimin e shoqërisë në njohjen dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta. Së shpejti do të jetë i aksesuseshëm edhe në Youtube.