Takimi me Artin e 7-të nis me “Citizen Kane”

‘’Takim me artin e shtatë’’ quhet cikli më i ri i nisur në SHLP ‘’Hëna e Plotë’’ (Bedër). Në këtë cikël studentët do të njihen më filmat më në zë të kinemasë botërore duke përftuar një informacion të gjerë për kinematografinë ndër vite. Ky cikël konsiston në shfaqje dhe analizë filmi, në mënyrë që studentët të arrijnë të depërtojnë përtej asaj që paraqitet.
 
‘’Citizen Kane’’ ishte filmi që hapi ciklin e këtij programi. Drejtori i Qendrës së Medias bëri një prezantim të filmit si edhe dha një informacion të përgjithshëm në lidhje me kinemanë duke nisur me fillesat e saj si edhe ecurinë ndër vite.
 
‘’Takim me artin e shtatë’’ synon të përcjellë dhe ndikojë në formimin e një kulture të përgjithshme tek studentët, pasi filmat e zgjedhur paraqesin figura dhe momente të rëndësishme historike.