Trajnimi i dytë i akademisë së medias dhe komunikimit

Në kuadër të trajnimeve të ofruara në “Akademinë e medias dhe komunikimit”, të organizuar nga Departamenti i Shkencave të komunikimit, u zhvilluar seminari I dytë me temë “Arti i të shkruarit: rregulla të krijimit, paragrafi, teksti, redaktimi dhe korrektimi”.
 
Seminari u zhvillua nga Prof.Asoc.Dr. Rahim Ombashi. Ligjërata synonte të forconte bindjen se rregullat e krijimit e motivonin gjithsecilin prej nesh të shkruajë sepse mundet madje arrin të shkruajë edhe më saktë. Vetëm duhet punë dhe durim. Mundësitë gjuhësore janë kaq të mëdha e të thella, saqë ne asnjëherë nuk arrijmë ta zotërojmë të shkruarit plotësisht dhe përfundimisht, megjithëse mund të vazhdojmë t’i përsosim aftësitë tona gjuhësore. 
 
U treguan hapat e kësaj veprimtarie intelektuale që kalon nëpër tri faza: 
  • Me rëndësi është gjetja e fjalës kyç, prej nga nis organizimi i fjalisë bosht e mandej paragrafit dhe tekstit në përgjithësi. Të bërët kujdes për gjetjen e idesë, shtjellimin e saj logjikisht dhe gramatikisht, gjithashtu do të ndihmonte në rritjen cilësore të shkrimit. 
  • Ilustrimi me slajdera i porosive të gjuhëtarëve vendas dhe të huaj, i modeleve të spikatura nga literatura e zgjedhur, rriti shkallën e së veçantës, shtoi interesin e dëgjuesit të ligjëratës.
  • Përfundimet sqaruan fjalorthin e ri i cili lipset bërë aktiv.
 
Moduli do të vijojë më pas.