Vizitë në Radion Spektrum

Studentët e vitit të parë të shkencave të komunikimit vizituan ambientet e Radio Spektrum. 
Të shoqëruar nga zv.Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Dr.Ramadan Çipuri studentët në takimin me Drejtorin e Radios dhe zyrës së Marrëdhënieve me Publikun z.Agron Hoxha si dhe me gazetarët e radios u njohën më nga afër rreth procesit të punës dhe funksionimit të një radio, redaksisë, punës që duhet të realizojnë gazetarët, sfidat që ata hasin etj.

Kjo vizitë është sipari i vizitave të tjera të ngjashme në televizione e media të ndryshme në vend, përgjatë javëve në vazhdim, me qëllim që studentët të njohin më mirë, të aftësohen dhe të kuptojnë funksionimin e atyre çfarë ata mësojnë nga auditoret e universitetit në realizimin real të tyre.