Zhvillohet debati mbi vendosja e kamerave të vëzhgimit të ambiente publike

Muajt e fundit është përfolur për një projekt të Ministrisë së Brendshme për të vendosur kamera monitorimi në vende publike me qëllim reduktimin e kriminalitetit në qytete. Nisur nga kjo, studentët e Klubit të Debatit zhvilluan debatin me temë: “Vendosja e kamerave të vëzhgimit të ambiente publike, çështje të sigurisë dhe privatësisë”.

Grupet debatuese ishin të përbëra nga studentët Elvis Gjeci, Ornela Bego dhe Megi Xhaferaj nga njëra anë dhe Diamila Leka, Jonida Gjura dhe Eva Jança nga ana tjetër.

Grupi i parë mbrojti tezën se kamerat e vëzhgimit në vendet publike janë një zgjidhje e mirë për të reduktuar kriminalitetin duke dhënë disa shembuj në vendet ku e kanë aplikuar këtë strategji. Ndërkohë, grupi i dytë theksoi se ekziston një mundësi e madhe që përmbajtja që filmojnë këto kamera të keqpërdoret duke krijuar një rrezik të madh sa i përkët privatësisë së qytetarëve.

Në fund juria vendosi grupin fitues të përbërë nga studentët Elvis Gjeci, Megi Xhaferaj dhe Ornela Bego.