Zhvillohet debati studentor mbi Industrializimin

Përfundoi debati i fundit i fazës së dytë eleminatore në kuadër të Klubit të Debatit. Studentët debatuan mbi orientimin e ekonomisë së vendit. Studentët Elvis Gjeci, Ornela Bego dhe Megi Xhaferaj debatuan me grupin e studentëve të përbërë nga Beklie Koltraka, Jani Sinjari dhe Olta Peca në lidhje me temën “Industrializimi”.

Studentët e grupit të parë mbrojtën tezën se industrializimi është një e mirë e domosdoshme e vendit për të kapur ritmet e zhvillimeve ekonomike, ndërkohë që studentët e grupit të dytë theksuan nevojën e industrisë, por nën një monitorim të rreptë për të mos ndotur natyrën.

Në përfundim, të dy grupet u kualifikuan për fazën gjysmë-finale, një surprizë e bukur kjo për shkak të formulës së kualifikimit që përdor Klubi i Debatit. Për shkak se në fazën çerekfinale u kualifikuan gjashtë skuadra, tre prej tyre do të kualifikoheshin direkt në gjysmë-finale dhe e katërta do të ishte skuadra që merrte numrin më të lartë të pikëve.