Bedër, memorandum me Dhomën Ekonomike të Gruas

Kolegji Universitar Bedër nënshkroi sot një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e ndërsjellë me Dhomën Ekonomike të Gruas. Ky memorandum, i nënshkruar nga Rektor i KUB, Prof. Dr. Ferdinand Gjana dhe Kryetarja e Dhomës Ekonomike të Gruas, znj. Antonela Hako, i angazhon palët mbi bashkëpunimin arsimor, kulturor dhe social. 
 
Fushat e veçanta të bashkëpunimit ndërmjet dy palëve përfshijnë:
 
1. Trajnime të stafeve, studentëve;
2. Shkëmbime të eksperiencave ndërmjet stafeve;
3. Praktika mësimore;
4. Dhënien e bursave të studimit;
5. Projekte dhe aktivitete të përbashkëta;
6. Punësime të studentëve në programe respektive.