Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Eastern Mediterranean University

Në kuadër të zgjerimit të bashkëpunimeve ndërinstitucionale Shkolla e Lartë Hëna e Plotë (Bedër) dhe Eastern Mediterranean University në Qipro arritën në nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e edukimit dhe kërkimit shkencor.

Gjatë një takimi që u realizua ndërmjet Bedër dhe delegacionit perfaqësues të këtij universiteti palët shprehën vullnetin për të vënë në jetë, sa më shpejt që të jetë e mundur thellimin e marrëdhënieve mes dy institucioneve. Gjë që konsiston në shfrytëzimin e mundësive të bashkëpunimit që ofron marrëveshja.

Fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë përfshijnë shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, aktivitetet e kërkimit shkencor, pjesëmarrjen në seminare dhe takime akademike, shkëmbimin e materialeve të publikuara akademike dhe informacionet e tyre si dhe shumë pika të përbashkëta në interes të të dy palëve.

Marrëveshja u firmos nga rektorët e dy universiteteve duke i hapur kështu rrugën mundësive të reja për studentët dhe stafin e të dy palëve.