Fondit të bibliotekës i shtohen 130 mijë tituj nga “EBSCO Host eBook Academic Collection”

 
Bibliotekës së  Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër) i shtohet fondi prej 130 mijë titujsh. Në sajë të marrëveshjes së firmosur me bibliotekën online EBSCO Host, është bërë e mundur që krahas titujve që gjenden në bibliotekën tradicionale të universitetit, studentët dhe stafi akademik mund të shfrytëzojnë edhe fondin e pasur të bibliotekës eltronike EBSCO Host.
 
Kontrata siguron akses të plotë në katalogët e EBSCO Host eBook Academic Collection, të cilët janë përzgjedhur në përputhje me fushat e  studimit që ofron universiteti. Studentët dhe stafi akademik mund ta sigurojnë këtë shërbim duke  vizituar linkun
 ose duke vizituar faqen e bibliotekës library.beder.edu.al
 
Shërbimi është i mundshëm vetëm nëpërmjet IP së internetit që zotëron universiteti.Mundësia e bibliotekës elektronike, nëpërmjet kontratës me EBSCO Host, është vetëm hapi i parë  në këtë drejtim. Universiteti do të  pasurojë bibliotekën me platforma të tjera që ofrojnë shërbimin e bibliotekës elektronike, në mënyrë që t’u sigurojë studentëve dhe stafit hapësira të mëdha kërkimi dhe studimi.