Hapa konkretë në zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimeve ndërkombëtare

Rektori i Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë (Bedër) Prof. Dr. Ferdinand Gjana, zhvilloi një vizitë pune në universitetet prestigjioze të Belgjikës, “Ku Leuven” dhe “Vrije Universiteit”, aktualisht 2 ndër 100 universitetet më të mirë në botë.

Kjo vizitë vjen në sajë të politikës së profilizimit ndërkombëtar që ndjek Bedër jo vetëm në rang studentor por edhe në atë të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Temë e bashkëbisedimit ndërmjet Prof. Dr. Gjanës dhe rektorëve të institucioneve të lartëpërmendur Prof. Rik Torfs dhe Prof. Dr. Paul De Knop, ishin mundësitë e bashkëpunimeve në fushën e kërkimit shkencor, shkëmbimit të studentëve apo të stafik pedagogjik, organizimit të përbashkët të konferencave apo aktiviteteve të ndryshme akademike etj.

“Ku Leuven” i themeluar në vitin 1425 është një ndër universitetet më të vjetra e më cilësore në Europë, njëkohësisht dhe universiteti më i madh në Belgjikë. Ky universitet ofron një sër programesh master të ndërkombëtarizuar. http://www.kuleuven.be/english/

“Vrije Universitetit” është një universitet dinamik, modern, me dy kampuse në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel. Ky institucion u ofron edukim cilësor më shumë se 9000 studentëve nga e gjithë bota. Ashtu si “Ku Leuven” edhe ky institucion synojnë edukimin e vazhdueshëm konkurues e cilësor si dhe kërkimin shkencor të avancuar. http://www.vub.ac.be/en/

Kjo vizitë do të pasohet nga vizita të tjera ndërmjet drejtuesve të institucioneve, me synim konkretizimin e marrëveshjeve me interes të përbashkët në fushat e lartëpërmendura.