Mbështetje Fillestare e Ekselencës në Kërkime Inovative (INSPIRE)

OFFICE OF RESEARCH

Initial Support Program for Innovative Research Excellence

(INSPIRE)

Thirrja për propozime           9 Maj 2014

 Afati i Dorëzimit                 30 Maj 2014

 Shpallja e Fituesit              18 Qershor 2014

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e punës kërkimore, Universiteti Hena e Plote Beder, po investon nëpërmjet hapjes së një fondi për vlerësimin e konkurimit të brendshëm.  Të gjithë anëtarët e stafit me kohë të plotë, të përfshirë në programet aktive akademike, mund të aplikojnë për grantet INSPIRE, ku për këtë thirrje të parë, do të shpërndahet një fond 10,000 EUR në mbështeteje të punës kërkimore. Ky burim financimi i brendshëm, do të jepet një here në cdo vit akademik.

Qëllimi kryesor i këtij cmimi është të ndihmojë kërkuesit në kryerjen e kërkimeve paraprake të cilat do të shërbejnë për forcimin e propozimeve për financime të jashtme për projekte në shkallë më të gjerë. Grantet INSPIRE nuk do të shërbejnë për zhvillimin e kurseve apo punë lidhur me mësimdhënien, përfshirë hartimin e teksteve apo librave. Termi “kërkim” i referohet veprimtarisë shkollore në një dispilinë të caktuar me qëllim kontribitin në njohuritë mbi një subjekt të caktuar, duke marrë hapa të mirëpërcaktuar drejt fitimit të njohurive të reja. Për këtë arsye, i kërkojmë stafit akademik të paraqesë projekt propozime për financime të jashtme gjatë procesit të përfundimit të punës së paraqitur në propozimet e tyre.

 OBJEKTIVI:

Grantet INSPIRE do të jepen nga Zyra e Kërkimit me qëllim inkurajimin e zhvillimit të projketeve inovative kërkimore individuale, të cilat cojnë drejt kërkimit të financimeve të jashtme për promovimin e veprimtarive shkollore. Programi ka si qëllim,

  • Promovimin e veprimtarive kërkimore të fakulteteve në Bedër.
  • Të japë mundësi për kërkuesit për kryerjen e një punë kërkimore të nevojshme për sigurimin e të dhënave paraprake të cilat mund të përdoren për të shkruar projekt propozime më të gjera për financime të jashtme.
  • Mbulimin e shpenzimeve të vogla të paparashikuara lidhur me punën kërkimore të financuar nga burime të jashtme aktualisht në proces, si dhe promovimin e përmbushjes me sukses dhe në kohë të objektivave të projekti në tërësi.
  • Të ndihmojë kërkues premtues në fazat e para për ndërmarrjen e projekteve kërkimore multidisiplinare.
  • Të mbështesë partneritete të reja në fushën e kërkimit.
  • Sigurimin e burimeve modeste për kërkime të rëndësishme në fusha për të cilat nuk ekzistojnë  financime të jashtme apo janë të kufizuara. 

 

KATEGORITË E FINANCIMIT:

Programi Mbështetës për Kërkimin Multidisiplinar: Fondet do të jenë të disponueshme për grupet kërkimore puna e të cilëve prek më shume se një disipline tradicionale. Programi mbështet projektet pilot të kërkimit multidisiplinar në shkencat humane dhe sociale.

Fondet do të jene të vlefshme për një periudhë 2 vjecare në një shume deri në 5,000 EURO.

Programi Mbështetës për Kërkuesit e Rinj: Fondet do të jepen për kërkues në hapat e para të karrierës (PhD ose kandidatë) në mbështetje të promovimit të projekteve kërkimore për financime të mëtejshme. Bashkëpunimi dhe partneriteti ndërmjet kërkuesëve me interesa të përbashkëta kërkimi ështe shumë i rekomanduar në këtë kategori.

Fondet do të jene të vlefshme për një periudhë 1 vjecare në një shume deri në 3,000 EURO.

INFORMACION MBI BUXHETIN:

Buxheti duhet të paraqitet në kategori të përgjithshme dhe kërkon shpiegime të detajuara. Pavarësisht faktit se Komiteti i Vlerësimit të INSPIRE synon të financojë projektet sa më pranë shumës së kërkuar, ai rezervon të drejtën të ndryshojë shumën në varësi të numrit të propozimeve dhe fondeve qe ka në dispozicion.

Kostot e lejuara

  • Paga dhe përfitime të personelit të kërkimit përfshirë studentë, post doktoranë dhe specialistë. 
  • Pajisje
  • Mjete për projektin
  • Shpenzime të domosdoshme udhëtimi për kryerjen e projektit (duhet të paraqitet justifikim përkatës)
  • Pagesa për studentët e nivelit të dytë

Kosto të papranueshme

  • Kosto lidhur me kërkesat e gradës
  • Udhëtime për takime profesionale
  • Pagesa për studentët e nivelit të parë

PROCEDURA E APLIKIMIT:

  • Dosja e aplikimit duhet të përfshijë dokumentacionin e mëposhtëm:
  • Formulari zyrtar i aplikimit i plotësuar dhe firmosur nga aplikanti dhe Pergjegjësi i Departamentit përkatës.
  • CV apo jetëshkrimi i bashkëpunëtorëve.
  • Publikimet e bashkëpunëtorëve të rëndësishme për projektin

Të gjithë materialet duhet të paraqiten  në format elektronik PDF dhe të shtypur pranë Zyrës së Koordinatorit të Projekteve Kërkimore brenda afatit të përcaktuar.

PROCESI I VLERËSIM IT:

Propozimet e paraqitura do të vlerësohen nga Komiteti i Vlerësimit të INSPIRE.  Komiteti do të paraqise më pas një listë rekomandimesh për financim pranë Bordit Administrativ të Universitetit, bazuar në cilësinë e projekteve sipas kritereve të vlerësimit (shiko më poshtë). Rektori do të japë cmimet në përputhje me rekomandimet e komitetit dhe fondet në dispozicion.

KRITERET E VLERËSIMIT:

  • Vlera e Kërkimit:
  • Jep propozimi argumente bindëse për kërkimin e propozuar?
  • Paraqet projekti një kontribut domethënës në fushën e studimit të kërkuesit? Nëse po, në c’mënyrë?
  • Natura e Propozimit:
  • Paraqiten qartë në propozim objektivat e përgjithshme të projektit?
  • Janë mëtodat e propozuara të sakta dhe të përshtatshme?
  • Paraqet propozimi një justifikim bindës me një buxhet të qartë dhe specifik? A ka plan veprimi dhe a është realist?
  • Projekt propozimi është i shkruar mire?

Impakti:

Projekti hap rrugë për veprimtari të mëtejshme?

Përmirëson mundësitë për financim nga burime ekzistuese?

Ofron mundësi domethënëse për financim nga burime të reja?

Ndihmon në krijimin e rrjeteve kërkimore?

PËR MË TËPËR INFORMACION:

Kontaktoni: Znj. Laurela Muça (Koordinatore e Projekteve të Kërkimit)

Numri i brendshëm: 147

E-mail: [email protected]