Prezantohet koalicioni shoqëror i tolerancës

Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Qendrës Multifunksionale “TEN” në Tiranë, u prezantua Koalicioni Shoqëror i Tolerancës. 
 
Kjo nismë është pjesë e Iniciativës globale universitare kundër ekstremizmit (Projekti P2P: Challenging Extremism Initiative) që organizohet nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, në bashkëpunim me ''EdVenture Partners''. Shqipëria përfaqësohet në këtë nismë globale nga nje ekip studentës të Shkollës së Lartë “Hëna e Plotë”(Bedër) të cilët kanë organizuar një fushatë nën moton “BridgestoTolerance” ( Ura drejt tolerancës). 
 
Në ceremoni merrnin pjesë rreth 130 gjimnazistë, përfaqësues të senateve të shkollave nga Tirana. Aktiviteti filloi me prezantimin e projektit “P2P: Challenging Extremism Initiative.
 
Koordinatori i projektit, Dr. Erlis Çela u ndal në objektivat e inciativës së ndërrmarrë nga ekipi i studentëve të Bedër. Ai theksoi se Bedër merr pjesë për herë të dytë në projektin “P2P: Challengin Extremism” dhe se motoja e përzgjedhur ka si qëllim kryesor promovimin e vlerave të tolerancës dhe mirëkuptimit. Sipas z. Çela “ Koalicioni Shoqëror i Tolerancës” është konceptuar si një angazhim vullnetar që synon të bëjë bashkë të rinjtë shqiptarë për të për bërë të njohur dhe promovuar pikërisht këto vlera.
 
Ceremoninë e përshëndeti edhe nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës znj. Brunilda Paskali. Znj Paskali në emër të bashkisë së kryeqytetit vlerësoi inciativën e studentëve të Bedër dhe theksoi rëndësinë e angazhimit të të rinjve në nisma të tilla. Ajo u shpreh se janë pikërisht nxënësit dhe studentët që mund të kontribuojnë në komunitetet e tyre për të përcjellë mesazhin e tolerancës dhe respektit.
 
Nga ana tjetër, Znj.Paskali shprehur mbështetjen e institucionit të bashkisë në lidhje me idenë e organizmit të “ javës së tolerancës” si pjesë e listës së aktiviteteve që do të organizohen në të ardhmen në kuadër të këtij koalicioni.
Më pas të pranishmit i përshëndeti dhe Presidenti i senatit të nxnësve në Gjimnazin “Ismail Qemali”, Joni Velesnja i cili në emër të gjithë të rinjve të pranishim shprehur mbeshtetjen dhe angazhimin në realizimin e misionit të koalicionit.
 
Në fund studentja e drejtësisë së Universitetin Bedër, Desara Tollia lexoi para të pranishmëve deklaratën e themelimit të Koalicionit Shoqëror të Toolerancës.