Renditja e Webometrics, Bedër një ndër 4 më të mirët në Shqipëri

Universiteti Hëna e Plotë (Bedër) në rankimin e fundit nga “Webometrics Ranking of World Universities" (Renditja e Universiteteve Botërore Webometric) vlerësohet si universiteti i 4-ërt më i mirë në Shqipëri.

Cybermetrics Lab, një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë organizon çdo 6 muaj renditjen e Universiteteve botërore Webometrics, në të cilën marrin pjesë rreth 20 mijë institucione të arsimit të lartë.

Vetëm 7 muaj më parë, në  dhjetor të këtij viti në rankimin e organizuar po nga Webometric, Universiteti Bedër zuri vendin e 5-të ndër universitetet më të mira në Shqipëri por vetëm pas 7 muajsh, në renditjen e publikuar sot, Bedër ka zënë vendin e 4-ët ndër universitetet e vendit tonë, dhe universiteti i 2-të jo publik më i vlerësuar. Renditja si universiteti i 4-rt më i mirë në Shqipëri për gjatë mujorin e parë të këtij viti akademik shpreh qartë angazhimin dhe vizionin që ka Universiteti Bedër në fushën e arsimit të lartë.

Duke qenë se Bedër ka shënuar ngritjen më të madhe krahasuar me institucionet e tjera universitare të përfshira në rankimin e organizuar nga Webometrics, është për tu vlerësuar puna dhe  përkushtimi i stafit për të çuar përpara vlerat që ky institucion promovon.