Revista Shkencore, BJES, klasifikohet në indeksimin “Index Copernicus Valus”

Revista Shkencore e Shkencave të Edukimit, BJES (Bedër Journal of Educational Sciences) e cila realizohet nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit, së fundmi është klasifikuar në indeksimin “Index Copernicus Valus” me 69.14 pikë.

Objektivi thelbësor i kësaj reviste është tu shërbejë interesave dhe punës bashkëkohore akademike në lidhje me teoritë dhe praktikat e ndryshme në fushën e arsimit.

E vlerësuar për kontributin  në cilësi dhe inovacionin e artikujve të botuar, këtë revistë mund ta gjeni online me ISSN 2310-5402 dhe në print me ISSN 2306-0557.