Zhvillon punimet konferenca e 3-të studentore në drejtësi

Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Bedër në bashkëpunim me klubin studentor “Bedër Law Academy” zhvilluan konferencën e 3-të studentore me temë “Sfidat e Drejtësisë Shqiptare në Procesin e Integrimit në Bashkimin Europian”.

Me pjesëmarrjen e rreth 18 studentëve nga cikli i parë dhe i dytë i studimeve, punimet e realizuara nën udhëheqjen e pedagogëve të departamentit të drejtësisë, trajtonin tema të ndryshme aktuale që përbëjnë sot thelbin e debatit në drejtësinë shqiptare.

Konferenca u zhvillua në 4 sesione të moderuara nga studentë të programit masteri, ku në çdo sesion referuesit paraqitën punimet e tyre që u vlerësuan me certifikata  nga juria e përbërë nga pedagogë të universitetit.

Përpos çertifikatave, 5 punimet më të mira u vlerësuan edhe me çmime të tjera.

1. Besarta Prenga, me temën ‘’Sfidat e legjislacionit shqiptar në rrugën e harmonizimit me legjislacionin e Bashkimit Europian’’ ishte fituesja e çmimit të parë prej 150 Euro.

2.  Redneks Dushi, me temën ‘’Korrupsioni në Shqipëri: Sfidë e rëndësishme drejt  Integrimit Europian’’ u vlerësua me çmimin e dytë prej 125 Euro.

3.  Fituesja e çmimit të tretë prej 100 Euro  ishte studentja,  Silvana Belishta me temën: ‘’Sfidat e Drejtësisë Shqiptare në rrugën e Integrimit Europian’’

4. Çmimi i katërt prej 75 Euro iu dha studentit Marinel Bregu me temën ‘’Reforma Gjyqësore: Sfidë e Integrimit rë Shqipërisë në Bashkimin Europian’’

5.  Elton Ruda, ishte fitues i çmimit të pestë prej 50 Euro me temën ‘’Përfshirja e të miturve në krime kibernetike’’

Risi e kësaj konference këtë vit ishte pjesëmarrja e studentëve të drejtësisë nga universitete të tjera në vendin tonë.