Studentët e Bedër, në konkursin e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë

 
Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë Bedër do të përfaqësojë vendin tonë në konkursin e stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hagë. Studentët Ermira Bushi, Izmira Kastrati, Geraldo Taraj,  Ermal Mema dhe Ervisa Gjinika përbëjn ekipin garues në këtë konkurs ndërkombëtar. Kjo është hera e parë që Shqipëria përfaqësohet në raundet ndërkombëtare. 
 
Konkursi i stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve do të zhvillohet nga data 19 deri më 23 maj 2014 në Hagë, Holandë. Ky konkurs mirëpret universitete nga e gjithë bota, për një shkallë të madhe të debatit, duke stimuluar punimet e Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve. Konkursi konsiston në një program të ngjeshur arsimor dhe social, prej gjashtë ditësh, duke sjellë së bashku studentë me prejardhje dhe kultura të ndryshme në Hagë, për të sfiduar aftësitë e tyre si avokatë të ardhshëm ndërkombëtarë. Raundi përfundimtar pritet të zhvillohet në një sallë gjyqi aktuale me trup gjykues konkret të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.
 
Konkursi përfshin bashkëpunimin me gjyqtarë nga gjykata ndërkombëtare, profesorë të së drejtës ndërkombëtare (penale) dhe profesionistë të tjerë ligjorë. Ky rrjet e bën konkursin një stimulim real të seancave që zhvillohen në Gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve. Çështjet e  konkursit i drejtohen çështjeve themelore të së Drejtës PenaleNdërkombëtare si procedurale ashtu dhe substanciale.
 
51 ekipe nga 34 vende të ndryshme nga mbarë bota janë regjistruar në edicionin e vitit 2014 në konkursin e  stimulimit gjyqësor të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve.