Ta jetosh marketingun

Fisnik Ismaili, Drejtor i kompanisë së marketingut KARROTA dhe njëkohësisht Deputet i Republikës së Kosovës ishte i ftuari i radhës në kuadër të ciklit të seminareve Marketing Communications.

Aktiviteti konstatoi në një leksion të hapur me studentët e Departamentit të Komunikimit ku Z. Ismaili pasi bëri një rezyme të shkurtër të jetës së tij profesionale njohu studentët me proceset e punës gjatë një fushate marketingu, duke filluar që nga konceptimi për të kaluar më pas tek peripecitë në realizimin e projekteve e deri tek rezultati në treg.

Kreativiteti, kanalet e komunikimit, audiencat, përmbajtjet e mesazheve, target grupet, konkurenca si dhe feedback-u i projekteve të caktuara ishin ndër pyetjet e shumta që i’u adresuan z. Ismaili gjatë bashkëbisedimit me studentët. Gjithashtu ai shpjegoi edhe përpjekjet për të fituar zgjedhjet lokale në Kosovë nën  dritën e marketingut, duke u mundësuar studentëve një njohje praktike të temës në fjalë.

Një pikë e rëndësishme e këtij takimi ishte ndarja me të pranishmit e disa prej fushatave më të suksesshme gjatë karrierës së tij, përmendim këtu: NEWBORN, Nato Air, Duaje tënden etj.

Fitues i 7 çmimeve ndërkombëtare në fushën e marketingut përmendim këtu ‘’Cannes Lion’’, ‘’Golder Drum’’, Eurobest etj, Fisnik Ismaili tashmë është një prej politikanëve aktual në republikën e Kosovës theksoi rëndësinë e këmbënguljes dhe vullnetit në çdo hap të karrierës së tij dhe ishte pikërisht kjo ajo çfarë ai i këshilloi studentëve.