Takim me Ministren e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla në kuadër të projektit P2P Challenging extremism

Ekipi i studentëve të Universitetit Bedër, pjesë e projektit P2P: Challenging Extremism Initiative (Iniciativa globale universitare kundër ekstremizmit) zhvilloi një takim me  Ministren e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla. 
 
Në takim koordinatori i projektit Dr. Erlis Çela dhe studentët e njohën ministren Nikolla me qëllimin e projektit dhe me inciativën që ka ndërrmarrë ekipi i studentëve të Bedër në kuadër të këtij projekti. Ata i përcollën Znj. Nikolla idetë dhe planin e aktiviteteve që janë ndërrmarrë nga ky grup si pjesë e kësaj inciative. Studentët i prezantuan ministres se arsismit idenë e organizimit te javës së tolerancës, e cila ndërrmerret në kuadër të “koalicionit shoqëror të tolerancës”, ku do të përfshihen nxës dhe të rinj nga gjimnazet e vendit. 
 
Znj. Nikolla, vlerësoi dhe përgëzoi studentët pjesëmarrës në këtë inciativë globale si dhe shprehu mbështetjen e ministrisë për projektin. Ajo inkurajoi ata që të përmbyllin me sukses këtë fazë të projektit dhe i uroi fat në përzgjedhjen për në fazën finale që zhvillohet në Washington.