Të studiosh në Bedër

Universiteti Hëna e Plotë “Bedër” u themelua në prill të vitit 2011 dhe në tetor të këtij viti nisi  aktivitetin akademik.

Universiteti është i organizuar në 2 fakultete, 6 departamente dhe 19 programe studimi në ciklin e parë dhe të dytë në Drejtësi, Shkenca Komunikimi, Shkenca Islame, Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Turke dhe  Shkenca Edukimi.

Në tre vitet e para të  aktivitetit të tij, Bedër arriti të kthehet në një nga zgjedhjet e para të kandidatëve për studentë.

Me studentë nga 15 shtete të ndryshme dhe me një staf  akademik të ardhur nga 8 vende, universiteti ka një  profil të qartë  ndërkombëtar. Përmendim këtu 30 marrëveshje të nënshkruara me institucione dhe kompani brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunim me universitete nga 13 shtete të botës si dhe me 25 studentë pjesëmarrës në programet exchange.

Kërkimi Shkencor është një ndër shtyllat kryesore të misionit të këtij universiteti.  Në 3 vite u organizuan  15 konferenca shkencore në nivel ndërkombëtar, 5 konferenca kombëtare dhe një numër i madh panelesh diskutimi. Mbi 750 kumtesa të paraqitura dhe më shumë se 1000 pjesëmarrës nga 32 vende të botës janë një kontribut i rëndësishëm në fushën e kërkimit shkencor. Për të kaluar tek 4 revistat shkencore dhe 4 qendrat kërkimore që veprojnë aktualisht në universitet.

Bedër është  një platformë  diskutimi dhe debati ku personalitete të ndryshme nga bota akademike, shkencore, njerëz të medias, artit dhe kulturës kanë gjetur një mjedis të hapur dhe mikpritës për të shprehur dhe diskutuar idetë e tyre.

Mësimdhënia cilësore në Universitetin Hëna e Plotë (Bedër) është një proces në zhvillim të përhershëm. Mësimdhënia e kombinuar midis gjuhës shqipe dhe angleze, kualifikimi i lartë i stafit akademik, përpjekjet e vazhdueshme për përmirësimin e metodave të mësimdhënies janë  vlera të shtuara të  universitetit.

Ja disa arsye përse ky universitet është favorit në fushën e arsimit të lartë në Shqipëri:

• Staf akademik cilësor me pedagogë nga 8 vende

• Ambient multikulturor me studentë nga 15 vende

• Bursa studimi, mbështetje për ekselencën

• Programe shëmbimi me universitete në Europë dhe SHBA

• Praktika studentore në kompani dhe institucione brenda dhe jashtë vendit

• Infrastrukturë e standarteve bashkëkohore

• Bibliotekë e pasur tradicionale dhe elektronike

• Jetë studentore e pasur dhe dinamike

• Programe studimi në shqip dhe anglisht

• Shkolla është transparante dhe gjithëpërfshirëse në aktivitetin akademik dhe kërkimor

Marrja e dijeve për studentët i kalon kufijtë e Shqipërisë. Bashkëpunimi me 52 universitete në vende të ndryshme të botës, u  krijon studentëve mundësinë e eksperiencës ndërkombëtare, nëpërmjet programeve të shkëmbimit. Më shumë se 30 studentë kanë përfituar nga këto programe  duke  studiuar një semestër në universitete të ndryshme jashtë vendit.

Gërshetimi i anës teorike me atë praktike është një tjetër pikë të cilës universiteti i kushton një  rëndësi të veçantë. Studentët kanë mundësinë e praktikave profesionale brenda dhe jashtë vendit. Ata kanë zhvilluar praktikat në Gjermani, Austri, Zvicër, Francë, Turqi, Kosovë e Maqedoni. Një pjesë tjetër ka patur mundësine të zhvillojë praktika pranë institucioneve publike dhe private në Shqipëri.

Investimi në kampusin e ri universitar përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e universitetit Hëna e Plotë Bedër. Me një infrastrukturë bashkëkohore, kampusi do ti shërbejë më së miri plotësimit të objektivave , për të qënë një institucion arsimor me standade nderkombetare,   në shërbim të studentëve e komunitetit.

Investimi për kampusin e ri arrin shifrën prej 20  milione euro.  Kampusi universitar do të ndërtohet mbi një sipërfaqe të hapur prej 10 500 m2 dhe  në fazën finale të tij do  të arrijë në afro 20 000 metër katror sipërfaqe të brendshme.  Kampusi  është projektuar si një hapësirë e pajisur me teknologjinë më bashkëkohore, në mënyrë që t’u ofrojë studentëve avantazhe të mëdha si në kryerjen e aktivitetit të tyre mësimor, por edhe në ndjekjen e aktiviteteve sociale.

Universiteti Hëna e Plotë Bedër

Në emër të vlerave!