Vizitë e studentëve në Kompaninë AGNA Group

Studentë të departamenteve të ndryshëm në Bedër zhvilluan një vizitë në ambjentet e Kompanisë AGNA Group, ku u njohën nga afër jo vetëm me sfidat dhe suksesin e kompanisë në tregun shqiptar por edhe me historikun e saj që nga themelimi e deri në ditët e sotme.

Gjatë vizitës studentët u shoqëruan nga Z. Besnik Pepi, Recruting & Selecting Manager, i cili i njohu ata me strukturën, misionin, vizionin, dhe arritjet e deritanishme të kësaj kompanie, gjithashtu ndau me ta emrat e sukseseve të AGNA-s, përmendim këtu: Heineken, Ivi, Chipita, Karelia, Lipton, Barrila, Vivid, Shark, Spring, Chipsy etj. 

I pyetur nga studentët për vizionin që AGNA Group ka për të ardhmen Z. Pepi u shpreh: “Gjithmonë në shërbim të klientëve tanë, të krijimit të një atmosferë të përshtatshme dhe relaksuese për ta. Në kuadër të kësaj i jepet një rëndësi e veçantë trajnimit dhe kualifikimit të vazhdueshëm të punonjësve të kompanisë nga ekspertë të jashtëm, të cilët informojnë rreth politikave dhe strategjive të reja në fushën e marketingut dhe më gjërë.”

Gjatë vizitës studentët u njohën gjithashtu edhe me bibliotekën e kompanisë e cila është plotësisht në shërbim të punonjësve, me ambjentet e seminareve që shfytëzohen për trajniminn të ndryshme si dhe me projektin më të fundit i ndërmarrë nga punonjësist, i cili konsiston në krijimin e një libri në fushën që operon AGNA Group.