Zhvillohet konkursi për punimin shkencor më të mirë

Zyra Kërkimore e Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) organizoi sot fazën finale të vlerësimit për projektet më të mira të studentëve në nivelin bachelor. Ky konkurs zhvillohet për të nxitur  dhe kultivuar kulturën e kërkimit midis studentëve gjatë gjithë viteve të studimeve të tyre universitare, në mënyrë që ata të mund të fillojnë karrierën e tyre profesionale të përgatitur mirë, me ide dhe aftësi novatore.

Aktiviteti rezultoi në një panel vlerësimi për prezantimin e punimit më të mirë ku studentët e departamenteve përbërëse të universitetit Bedër prezantuan punimet e tyre shkencore me tematika dhe natyrë të shumëllojshme para jurisë e cila përbëhej nga pedagogë të fushave të ndryshme.

Konkretisht studentët pjesëmarrës bënë një rezyme të punimeve ku dhe u vlerësuan kryesisht mbi kriteret e një të folure publike sa më të kompletuar. Por duke mos lënë pas brendinë që trajtonin punimet pasi ishte pikërisht kjo e fundit që kishte peshën më të madhe në vlerësimin përfundimtar.

Universiteti ka planifikuar një numër çmimesh për të identifikuar projektet e reja, krijuese dhe kërkimore të ndërmarra nga studentët  dhe për t'u mundësuar një njohje të parakohshme e nxitëse për suksesin e tyre.