Zhvillon punimet Konferenca e 4-rt Studentore në Drejtësi me temë: “Ligji dhe Shoqëria”

Klubi studentor “Bedër Law Academy” organizoi për të katërten herë radhazi Konferencën studentore me teme “Law and Society”.

Punimet e kësaj konferencë u përshëndetën nga Kryetarja e Grupit Parlamentar për Shëndetësinë dhe Çështjet Sociale, znj. Albana Vokshi.  Në fjalën e saj, znj. Vokshi vlerësoi iniciativën e të rinjve në organizimin e një eventi  të  tillë shkencor në rang studentor.  Sipas saj, me qëllim ruajtjen e balancave në shoqëri është i domosdoshëm jo vetëm hartimi i ligjeve të mira por edhe zbatimi i tyre nga individë të përgjegjshëm.

Konferenca  mblodhi  studentë nga disa universitete të ndryshme në vendin tonë, të tillë si: Luigj Gurakuqi Shkodër, Universiteti i Tiranës, Universiteti Europian i Tiranës etj.  

27 kërkues të rinj, parqitën temat e tyre përballë një jurie të përbërë nga pedagogë dhe specialistëtë të fushës në Bedër. U vlerësua me çmimin e  parë, studenti Albi Çela, ndërsa çmimi i dytë shkoi për studenten Sonila Rrahmani, ndërsa tre çmimet e treta u fituan përkatësisht nga studentët: Ilmi Leka, Ornela Bego dhe Bora Kola.  

Ky është forumi i parë studentor në Shqipëri, ku studentët prezantojnë dhe diskutojnë mbi zhvillimet, trendet dhe shqetësimet aktuale, sfida praktike të hasura dhe zgjidhje të adoptuara në ligj dhe shoqëri.