Tarifat e studimit për vitin akademik 2014-2015

Këshilli i Lartë pranë “Shkollës së Lartë” Hëna e Plotë (Bedër) gjatë një takimi rreth vitit akademik 2014 – 2015 që pritet të nisë së shpejti vendosi edhe tarifat përkatëse në programet bachelor dhe mater.

Bazuar në këtë vendim tarifat e studimit u ndanë në dy grupe shtetesh nga të cilët vijnë studentët tanë. Shtetet e grupit të 1-rë janë: Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Serbia, Bosnje Hercegovina, Rumania dhe Bulgaria ndërsa në shtetet e grupit të 2-të janë të gjitha shtetet e tjera që nuk përfshihen në grupin e 1-rë.

Ndërsa në programet master tarifa e studimit është standarde për të gjithë studentët pamvarsisht kombësisë.

Tarifat e studimit për një vit akademik pranë Bedër vijojnë si më poshtë:

Bachelor në: Për studentët nga:
Shqipëria dhe shtetet e grupit të I-rë[1] Shtetet e grupit të II-të[2]
Drejtësi 1500 € 1500 €
Shkenca Islame 1250 € 1500 €
Shkenca Komunikimi 1250 € 1500 €
Gjuhë dhe Letërsi Angleze 1250 € 1500 €
Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji 1250 € 2000 €
Gjuhë dhe Letërsi Turke 1100 € 1500 €
Arsim Parashkollor dhe Fillor 1100 € 1500 €

 

Titulli Programi Tarifa
Master profesional Mësuesi Gjuhë Angleze Për Arsimin e Mesëm 1500 €
Master profesional Mësuesi Gjuhë Turke Për Arsimin e Mesëm 1500 €
Master shkencor Menaxhim Arsimor, Planifikim dhe Zhvillim i Kurrikulës 1500 €
Master shkencor Përkthim dhe Interpretim 1500 €
Master shkencor Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji 1500 €
Master shkencor Gjuhë dhe Letërsi Turke 1500 €
Master shkencor Gjuhë dhe Letërsi Angleze 1500 €
Master shkencor Drejtësi në profilet: e Drejtë Penale dhe e Drejtë Ndërkombëtare 1500 €
Master shkencor Shkenca Komunikimi në profilet: Gazetari dhe Marrëdhenie me Publikun 1500 €
Master shkencor Shkencat e Shërbimeve Shpirtërore 1500 €
Master shkencor Shkenca Moderne Islame 1500 €
Master shkencor Shkenca Themelore Islame 1500 €


Ndërsa bursat e studimit që ofron Bedër në prag të këtij viti akademik në bazë të pikëve të fituara në maturën shtetërore janë:

Mbi 6500 pikë përfitojnë 100% bursë studimi

6000 - 6499 pikë përfitojnë 75% bursë studimi

5750 - 5999 pikë përfitojnë 50% bursë studimi