- Cmimi: 300 EUR
- Data të rëndësishme:
- Afati për pranimin e aplikimeve: 30 Maj 2014
- Shpallja e Finalistëve: 6 Qershor 2014
- Przantimet e Finalistëve: 14 Qershor 2014 duke filluar nga ora 10:00 (Salla e Konferencave)
a. Formularin e plotësuar të propozimit të firmosur nga aplikanti.
b. Një letër miratimi nga drejtuesi i temës.
c. Propozimin me shkrim të firmosur nga Drejtuesi i Departamentit. Letra duhet të përfshijë informacion lidhur me rëndësinë e temës, kontributin e saj në program dhe impaktin e saj në njohuritë bazë të disiplinës përkatëse. (Letra duhet gjithashtu të përshkruajë arsyetimin dhe procedurën e ndjekur për përzgjedhjen e temës së propozuar)
d. Një abstrakt (300 deri 500 fjalë) në stilin dhe formatin e përdorur nga univesrsiteti,
e. Përmbledhjen jo-teknike të temës së përgatitur nga studenti (500 deri 1500 fjalë) e cila përshkruan rezultatet e kërkimit dhe rëndësinë e tyre.
f. 2 kopje të temës.
g. Një CV të studentit
h. Një certifikatë zyrtare të notave që vërteton se studenti do të diplomohet në fund të simestrit të pranverës 2014 si dhe qe ka një GPA 3.00 e lart.
1. Vlerësimi fillestar i projekteve të paraqitura do të bëhet nga një juri e përbërë nga një panel anëtarësh të caktuar nga Zyra e Kërkimit, bazuar në pesë kritere: Origjinaliteti, Rëndësia e studimit, Metodologjia e kërkimit, Rezultatet dhe arritjet e pritshme, Kontributi i temës në fushën apo disiplinën përkatëse. Tema e propozuar duhet të përfaqësojë një punë origjinale me një impakt dhe kontribut domethënës në disiplinën përkatëse.
2. Pas vlerësimit fillestar nga paneli i anëtarëve të jurisë, i cili do të përzgjedhë një finalist nga cdo department, finalistët do të vlerësohen nga një juri ekspertësh të fushave përkatëse. Përpara marrjes së vendimit përfundimtar, studentët do të ftohen të bëjnë prezantimin e temës së tyre përballë një auditori më të zgjeruar.