Zgjedhjet për këshillin e ri studentor

Ditën e enjte, datë 3 prill 2014, në ambjentet e Universitetit Hëna e Plotë (Bedër) do të zhvillohen zgjedhjet për këshillin e ri studentor.

Këto zgjedhje do të jenë të vlefshme për të gjithë studentët e viteve të para dhe të dyta, ndëra vitet e treta do të vazhdojnë me senatorët aktual deri në përfundimin e vitit akademik.

Të gjithë ata studentë të cilët dëshirojnë të hedhin kandidaturën për senator kalse, të paraqiten pranë dekanit të studentëve për të plotësuar formularin përkatës. 
 
Zgjedhjet do të zhvillohen në orën 09:00. Luten te gjithë studentët të marin pjesë.