
Emri i Lëndës : Hyrje në Komunikim Masiv | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
COM 101-1 | B | 1 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 4 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Komunikimi masiv përfshin shpërndarjen e gjerë të infornacionit pak a shumë të njëjtën kohë për audienca të mëdha. Komunikimi përbën një komponent të rëndësishëm kulturor të shoqërive aktuale teknologjike. Ky kurs trajton natyrën themelore të komunikimit masiv, organizatat dhe mjetet që e krijojnë atë, media dhe mjetet me të cilin ka të bëjë si dhe dhe audienca që e përdor atë. Është një kurs prezantues për mjetet e komunikimit masiv, karakteristikat dalluese, disa teori mbizotëruese të komunikimit, çështje të organizimit nga aspekti i pronësisë, teknologjia moderne, etj. Në këtë kurs do të analizohen mënyrat se si media të veçanta si gazetat, librat, radio, TV dhe bota virtuale ndihmojnë në formimin e realitetit tonë shoqëror. Në mënyrë të veçantë do të analizohen mënyrat se si persona të veçantë që kanë akses së produksionet mediatike shpërndajnë mesazhin e tyre. Në këtë kurs gjithashtu do të diskutohet se si publiku merr pjesë në përdorimin, keqpërdorimin dhe injorimin e mesazheve me të cilin përballet. | |||||||
Objektivat | Kjo lëndë është dizajnuar për të njohur më mirë fushën dhe mjetet e komunikimit, si gazetat, revistat, librat, radiot, televizionin etj. Kjo lëndë do t'ju ndihmojë që: - të kuptoni vlerën që komunikimi dhe veçanërisht gazetaria ka në ndërtimin e një shoqërie të lirë. - të pajiseni me njohur mbi evoluimin e mediave dhe se si ju mund të jeni konsumatorë dhe prodhues të informacionit, reklamës, marrëdhënieve me publikun dhe argëtimit. - të mësoni mënyrat mbi identifikimin dhe përdorimin e burimeve cilësore të gazetarisë në mënyrë që të jemi të mirë informuar. - të zhvilloni vlerat e etikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për në përgatijen tuaj si specialistë të komunikimit | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Komunikimi Masiv dhe Media | |||||||
2 | Konvergjenca dhe rimodelimi i komunikimit masiv | |||||||
3 | Komunikimi Masiv, kultura dhe edukimi mediatik | |||||||
4 | Libri dhe Gazeta si mjete të komunikimit masiv | |||||||
5 | Filmi dhe Kinemaja | |||||||
6 | Radio dhe Televizioni | |||||||
7 | Komunikimi Masiv në kontekstin historik dhe kulturor: Shqipëria | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Teoritë dhe efektet e Komunikimit Masiv | |||||||
10 | Audienca dhe përdorues: Sjellja e audiencave përballë mediave | |||||||
11 | Liria Mediatike dhe Etika | |||||||
12 | Interneti dhe World Wide Web | |||||||
13 | Marrëdhëniet Publike | |||||||
14 | Reklama | |||||||
15 | Media Globale | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të mjeteve të komunikimit masiv | |||||||
2 | Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë nga mjetet e komunikimit masiv | |||||||
3 | Studentët do të kuptojnë ndikimin e shoqërisë tek media dhe ndikimin e medias tek individët dhe shoqëria | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 25 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 1 | 20 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 1 | 15 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 60 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 40 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 2 | 28 | |||||
Detyra | 1 | 0 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 10 | 10 | |||||
Provimi final | 1 | 14 | 14 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 100 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 4 | |||||||
ECTS | 4 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)