
Emri i Lëndës : Hyrje në Sociologji | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
SOC 101-1 | C | 1 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 4 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Programi i lëndës “Hyrje në sociologji” përmban një tërësi konceptesh, njohurish dhe vlerash, të lidhura logjikisht me njëra-tjetrën për të interpretuar më mirë dukuritë, proceset dhe tendencat e zhvillimit të shoqërisë bazuar në analizën sociologjike. Ndër konceptet kryesore që do të shtjellohen në kuadrin e këtij programi janë: faza të procesit të stukturave dhe lëvizjeve klasore, shoqërizimi, devianca, dallimi gjinor, shtresimi ekonomik, familja, raca, etnia, shteti, feja etj. Studenti do të njihet me metodat e ndryshme kërkimore, ku përfshihen: eksperimenti sociologjik, anketa intervistat, vëzhgimi sociologjik etj. Studimi shkencor duhet të analizojë kontekstin kulturor duke i kushtuar vëmendje të vecantë simboleve, normave, materiales, subkulturës, kundërkulturës, etnocentrizmit, ksenocentrizëm, relativitetit kulturor, shoqërizimit etj. | |||||||
Objektivat | 1. T’u ofrojë studentëve aftësitësimin intelektuale për të analizuar dukuritë, proceset e zhvillimet më të rëndësishme të shoqërisë; 2. Të ketë njohuri bazë të kërkimit shkencor sasior dhe cilësor. 3. Të kultivojë aftësitë për t’u angazhuar në zgjidhjen praktike të problemeve të ndryshme shoqërore që kanë të bëjnë me individin, me grupime shoqërore të caktuara ose me gjithë shoqërinë; 4. Të rrisë vetëdijen dhe përkushtimin për respektimin e vlerave, normave kulturore e ligjore si kusht i domosdoshëm për bashkëjetesën në shoqërinë bashkëkohore dhe të impenjohet në promovimin e tyre | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Sociologjia: Probleme dhe prespektiva •Çfarë është Sociologjia? •Konteksti Teorik • Imagjinata Sociologjike - Njohja me analizën e prespektivave soliologjike dhe integrimi i tyre në përvojat e përditshme të jetës dhe të çështjeve bashkëkohore sociale. - Shpjegimi i tre perspektivave teorike të mëdha në sociologji. - Përkufizimi i imagjinatës sociologjike dhe mënyra e aplikimit në problemet sociale. | |||||||
2 | Kreu 2: Kultura dhe shoqëria • Koncepti i kulturës • Raca njerëzore • Identiteti kulturor dhe etnocetrizmi • Llojet e shoqërisë paramoderne • Shoqëritë në botën moderne -Diferencimi mes elementeve të kulturës si: gjuha, vlerat, normat e sjelljes, sanksionet etj. Kreu 3: Shoqërizimi dhe periudhat e jetës • Teoritë e zhvillimit të fëmijës • Faktorët e shoqërizimit • Rrjedha e jetës, vdekja dhe vazhdimësia e brezave • Shoqërizimi dhe liria individuale -Diskutim rreth shembujve të kulturës universale bazuar në terma të përhapjes dhe risisë -Ekzaminimi dhe analiza e pyetjeve rreth paragjykimit, sterotipit, dhe polemikave multikulturore | |||||||
3 | Kuici I . Kreu 5: Konformizmi dhe shmangia • Çështë shmangia? • Normat dhe sanksionet • Ligjet, krimet dhe ndëshkimet • Krimi i Organizuar Kreu 6: Përkatësia gjinore • Shoqërizimi sipas përkatrësisë gjinore • Dhuna • Orientimet Seksuale | |||||||
4 | Kreu 7: Stratifikimi dhe struktura klasore •Sistemet e stratifikimit social •Klasat në shoqërinë e sotme perendimore •Mobiliteti social • Varfëria dhe pabarazia | |||||||
5 | Kuici II .Kreu 8: Etniteti dhe raca •Grupet etnike, pakicat dhe racat në shoqëritë pluraliste • Antagonizmi, paragjykimi dhe diskriminimi etnik Kreu 9: Grupet dhe organizatat • Format e asocimit • Burokracia • Mbikqyrja dhe disiplina në organizata | |||||||
6 | Kreu 10: Politika, qeveria, dhe shteti •Karakteristikat e shteteve •Partit politike dhe votimet në vendet perendimore • Politika në arenën ndëkombëtare Kreu 13: Edukimi komunikimi dhe media • Zhvillimi i hershëm i shkrimit, këndimit, dhe i shkollimit • Edukimi dhe pabarazia • Arsimi i lartë • Arsimi në Botën e Tretë • Komunikimi Masiv | |||||||
7 | Kuici III .Kreu 14: Feja •Përkufizimi i fesë •Shumëllojshmëria e feve •Teoritë e fesë | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Kreu 15: Puna dhe jeta ekonomike •Ndarja e punes, fordizmi dhe perjudha pas tij • Korporatat dhe pushteti • Sindikatat dhe konflikti jo industrial • Papunësia, puna e grave dhe ekonomia jozyrtare *Dokumentari `Inside the Job` me regji të Charles Ferguson | |||||||
10 | Kreu 21: Puna me sociologjinë, metodat e studimit • Metoda Shkencore - Përkufizimi dhe identifikimi i hapave themelore në metodën shkencore - Dallimin mes vlefshmërinë dhe besueshmërinë si dhe dallimi në mes hulumtimit sasior dhe cilësor. | |||||||
11 | Kreu 21: Puna me sociologjinë, metodat e studimit • Aplikimi i kodit të etikës - Diskutimi i modeleve kryesore të kërkimit të përdorura nga sociologët. - Diskutimi rreth rolit të teknologjisë në hulumtimin sociologjik. - Shpjegimi i rëndësisë së Etikës në kërkimin sociologjik. | |||||||
12 | Kuici IV . Kreu 16: Globalizimi i jetës sociale •Pikëpamje teorike • Integrimi ekonomik ndërkombëtar •Kërcënimi ndaj mjedisit global Globalizimi i medias | |||||||
13 | Kreu 17: Urbanizimi modern • Tiparet e urbanizimit modern • Qyteti tradicional Teoritë e Urbanizimit | |||||||
14 | Kreu 22: Zhvillimi i teorisë sociologjike Drejtime teorike: Auguste Comte, Emilie Durkheim, Karl Marks, Max Weber | |||||||
15 | Kreu 22: Zhvillimi i teorisë sociologjike •Funksionalizmi, Strukturalizmi, Ndërveprimi Simbolik Dilema teorike | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Studenti duhet të ketë kuptuar kompleksitetin e realitetit shoqëror nëpërmjet udhëzimit të literaturës shkencore | |||||||
2 | Të ketë ezauruar mënyrat operative si dhe metodat emprike te implementitmit ideologjik | |||||||
3 | Të jetë i aftë së interpretojë tekste të kontekstit sociologjik | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 35 | ||||||
Kuize | 2 | 20 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 0 | 0 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 0 | 0 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 55 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 45 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 2 | 28 | |||||
Detyra | 0 | 2 | 0 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 0 | 0 | |||||
Provimi final | 1 | 15 | 15 | |||||
Të tjera | 1 | 10 | 10 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 101 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 4.04 | |||||||
ECTS | 4 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)