Emri i Lëndës : Epoka dhe Rrymat Ndërkulturore
Kodi Tipi i
lëndës
Semestri Leksione
(orë/javë)
Seminare
(orë/javë)
Lab
(orë/javë)
Kredite ECTS
COM 414-1 C 2 4 0 0 4.00 6
Lektori dhe orari i konsultimeve
Asistenti dhe orari i konsultimeve
Gjuha e kursit Albanian
Niveli i lëndës
Përshkrimi Kursi i leksioneve me temë "Epoka dhe rryma kulturore" do të përshkruajë, paraqesë dhe interpretojë, rrymat, traditat dhe stilet e mëdha artistike që kanë karakterizuar etapat e ndryshme të qytetërimeve nga antikiteti i thellë deri tek gjendja e sotme e shoqërisë moderne. Në këto leksione do të mbizotërojë qasja analitike e logjikës kulturore në formësimin e traditave dhe stileve të madha që përbëjnë tiparet e dallueshme të epokave historiko-kulturore. Leksionet do të konceptohen në bazë të frymës dhe përpkekjeve shpirtërore të formacioneve qytetëruese, për të dhënë një përfytyrim mbi shijen e së bukurës, filozofinë, etikën dhe forcën e imagjinatës në përputhje me botëkuptimin adakuat. Gjithashtu do të hetojmë edhe bashkëekzistencën e stileve dhe traditave në sjelljen e një formacioni të ri artistik, mbështetjen dhe shterimin e përvojës së mëparshme në themelimin e traditave të reja. Nga analizat e faktorëve ndikues, do të evidentohen pasionet e thella, relacionet shpirtërore me politikën, luftën, fatkeqësitë, politikën dhe utopitë e ndryshme shoqërore e religjioze. Përgjatë kursit të leksioneve "Epoka dhe rryma kulturore", do të merren në shqyrtim paradigmat më të rëndësishme e më të qëndrueshme të stileve që e kanë karakterizuar qytetërimin në dymijë vjeçarin e fundit. Do të shpjegohet thelbi i dukurisë artistike e kulturore që identifikon epokat kulturore nëpërmjet formësimit të kanonit dhe përpjekja për ta kaluar atë, në të mirë të themelimit dhe formësimit të një kanoni të ri që i zë vendin, duke përfshirë shkaqet dhe thelbin e motivimit për ndryshimin e vetëdijes. Leksionet do të jenë të shoqëruara përpos materialit teorik e interpretativ, edhe me një bazë ilustruese në artet vizuale, muzikës dhe letërsisë. Vend të veçantë do të kenë platformat teorike, traktatet filozofike dhe manifestet artistike që japin kyçin e shpjegimit fenomenologjik të rrymave dhe stileve kulturore.
Objektivat - Të pajisë studentin me njohuri të plota mbi bazat teorike e ilustrative mbi rrymat dhe stilet e mëdha, duke i bërë lehtësisht të dallueshme tiparet e tyre nga njëri-tjetri, çka nënkupton njohjen e ligjësive të artit dhe shijeve epokale në kontekstin historik. - Të qartësojë studentët mbi faktorët ndikues dhe rolin e madh që ka kultura dhe arti në ndryshimin dhe evolucionin e formacioneve të vetëdijes qytetëruese si reflektim i përvojës së grumbulluar gjatë shekujve. - Të mundësojë studentët për një njohje sa më të kualifikuar më trashëgiminë artistike të epokave kulturore, si kyç për të shpjeguar shpirtin historiko-social dhe thelbin humanitar të artit botëror sipas periudhave dhe epokave të kulturës, po aq dhe madhështinë demokratikë në pasurimin shpirtëror të njeriut nëpërmjet artit me vlera të qëndrueshme. - Të dijë të shijojë e të vlerësojë artin e madh, të krijuar mbi vlera të mëdha etike, religjioze e utopike; të mësojë mekanizmin e progresit të frymores mbi tendencat materialiste në shpjegimin vulgar e utilitarist të realitetit. - dhe, së këndejmi, të dijë të ndërtojë marrëdhënie sa më efikase komunikimi vlerat estetike që kanë për bazë simbolet dhe simbolikën e përvojës shpirtërore në kapërcimin e krizës individuale e shoqërore.
Programi i Lëndës
JavaTema
1Njohje me konceptin e kulturës, përkufizimet rreth saj, panoramë e gjerë e lëndës, arsyet pse e studiojmë lëndën dhe si mund ta shfrytëzojnë në jetën profesionale e personale.
2Epoka parahistorike deri në antikitet (24.000 p.K. – 0): Si lindi njerëzimi, si u zhvilluan vendbanimet e qytetërimet e para; filozofia budiste dhe shkolla e Konfucit, luftërat perse dhe demokracia athinase; rrethanat historike dhe arti pamor në Austri, Spanjë, Francë, Turqi, Mesopotami, Egjipt, Azi, Kinë, Siri e Greqi e lashtë; poema epike e Mesopotamisë dhe ligjet e saj; poemat epike të nënkontinentit indian; poezia epike e Greqisë së Lashtë; teatri antik grek;
3Epoka parahistorike deri në antikitet (0 –500): Pushtimet e Aleksandrit të Maqedonisë dhe ndikimi në kulturat e vendeve të pushtuara; perandori i parë kinez dhe trashëgimia e tij; qytetërimi mezoamerikan; feja monotesite e judenjve; krishterimi dhe zgjerimi i tij, zgjerimi i filozofisë budiste; arti pamor nga Greqia, Kina, Roma, India, Mezoamerika, Siria, Etiopia, Bizanti, fillesat e artit kristian; poema epike romake.
4Mesjeta (500 –1000): Hapja e krishterimit; perandoria e Karlit të Madh; sulmet vikinge; gjurmët e qytetërimeve të indianëve të Amerikës; Kina e bashkuar; lindja e perandorisë islamike; qytetërimi islamik’ fillesat e shkrimit të muzikës; arti pamor bizantin, anglez, francez, kelt, gjermanik, arti islamik; eposi francez, poema epike angleze, poezia kineze; romani kinez; përrallat perso-arabe
5Mesjeta (rreth 1000 – 1500): Lufta mes pushtetit perandorak dhe fetar; lindja e universiteteve, kushtet e Magna Karta dhe trashëgimia e saj; Epoka e vogël e akullnajave; qytetërimet acteke e maja dhe kultura e arti i tyre; Kina nën sundimin mongol; arti islam i Malit dhe arti budist; arkitektura gotike në Francë; arti pamor italian, kinez, indian, kmer, i Ishujve të Paqësorit; muzika fetare gjermane, franceze dhe kompozitorët e parë; muzika popullore dhe e oborrit; sagat nordike; letërsia italiane, angleze, kineze,
6Rilindja dhe manierizmi (1500 – 1600) Ngritja dhe shkëlqimi i perandorisë otomane; dinastia Mugal; zbulimet e mëdha dhe ndikimi i tyre; shkëmbimi kolumbian dhe dinamikat fetare në botë; kushtet e lindjes së Rilindjes në Itali, fillesat e Rilindjes italiane, figurat kryesore; kalimi drejt manierizmit; shpikja e shtypshkronjës; aplikimi i shkencës në artin e Rilindjes; arti pamor islam indiano-pers, meksikan, nigerian, letërsia portugeze; italiane.
7Rilindja dhe manierizmi (1500 – 1600): Rilindja e Evropës Veriore; çarja e madhe e Luterit, ndikimi i filozofisë së tij; kundër-reformizmi; ndikimi i shtypit në muzikë; arti pamor gjerman, spanjoll, flamand, holandez; letërsia franceze, angleze, gjermane; muzika laike angleze; muzika fetare franceze, angleze, italiane, spanjolle
8Ese për mbylljen e gjysmës së parë të lëndës
9Nga baroku te neoklasikja (1600 - 1700): Fillesat e kapitalizmit në Holandë; sundimi i shogunatit në Japoni; zhvillimi i shkencës në Angli; absolutizmi francez; arti pamor flamand, holandez, japonez, anglez, francez, spanjoll, italian; teatri japonez, anglez, francez; letërsia angleze, franceze, spanjolle; veglat muzikore dhe ndikimi i tyre në muzikë, lindja e operës; muzika angleze, franceze, italiane
10Nga baroku te neoklasikja (1700 - 1800): Dyndja drejt Australisë e Zelandës së Re; Luftërat shtatëvjeçare; pavarësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës; iluminizmi; teoritë ekonomike të kapitalizmit; fillesat e industrializimit; Dita e Bastijes; ngritja e perandorisë ruse; letërsia franceze, angleze, gjermane, japoneze; tiparet e Sturm und Drang; arti pamor anglez, francez, italian, gjerman; muzika klasike angleze, franceze, italiane, gjermane, austriake, çeke; muzika gjermane e tryezës; fillesat e baletit francez; teatri japonez
11Nga romantizmi, te realizmi e simbolizmi (1800 – 1900): Revolucioni industrial; tiparet e qytetërimeve të reja; kërkesat për më shumë të drejta; polarizimi ekonomik; prodhimi masiv; arkitektura si tregues i zhvillimit; zbulimet shkencore; revolucioni industrial në Azi, Afrikë e Indi, luftërat e Napoleonit, lindja e nacionalizmit, zanafilla e dy rrymave antagoniste politike në botë; zëvendësimi i ideve iluministe me kultin e individit; demokratizimi i letërsisë, teatrit, muzikës; përhapja e shpejtë e ideve dhe përqafimi i rrymave në mbarë Evropën; romani historik, fantastiko-shkencor; letërsia romantike, gotike, feministe; kalimi nga romantizmi te realizmi; realizmi psikologjik; letërsia për fëmijë; lindja e simbolizmit.
12Nga romantizmi, te realizmi e simbolizmi (1800 – 1900): muzika klasike romantike, rezistenca ndaj romantizmit në muzikë; poemat simfonike; variacione mbi romantizmin; ringjallja e korales; romantizmi në opera; elementet folklorikë; pasojat e luftërave mbi artin pamor; romantizmi në pikturë; sfida ndaj institucioneve të artit në Francë; lindja e fotografisë dhe ndikimi i saj në artet pamore; përqafimi i artit aziatik nga Evropa; simbolizmi në pikturë; fillimet e eksperimentimit me ngjyrën, formën, perceptimin; ngjitja e balerinës në skenë; rikthimi i balerinit mashkull; krijimi i tipareve klasike të baletit: veshjet, puante, çifti i koordinuar; lulëzimi i baletit rus; teatri i melodramës romantike; zanafillat e rolit të regjisorit; realizmi në teatër, lindja e dramës si zhanër; teatri natyralist; ngritja e shkollës ruse të teatrit; hedhja e bazave të teatrit profesionist.
13Epoka moderne (1900 - 2000): Përparimi i shkencës dhe i revolucionit industrial; Depresioni i Madh; teoritë e psikologjisë; forcimi i teorive të majta e të djathta në botë; luftërat botërore; shkenca shkatërruese; ndarja e botës në dy kampe të mëdha, lufta drejt hapësirës; revolucionet e mëdha shoqërore e kulturore; rënia e bllokut komunist; një valë e re nacionalizmi; teknologjia pushton botën; multikulturalizmi; modernizmi; romani vetjak; përroi i ndërgjegjes; brezi i humbur; letërsia policeske; ekzistencializmi; romani distopik, realizmi magjik; beat generation; postmodernizmi
14Epoka moderne (1900 - 2000): artet pamore: modernizmi, art noveau, impresionizmi, kubizmi, fovizmi, ekspresionizmi gjerman, abstraksionizmi, dadaizmi, surrealizmi, pop-art, minimalizmi, ekspresionizmi abstrakt, instalacioni; në muzikë: impresionizmi, ekspresionizmi, atonalizmi; serializmi, neoklasicizmi, minimalizmi, tendencat ndër-kulturore; baleti sovjetik dhe diktatura; rigjallërimi i baletit; rikthimi i yllit-balerin; forma të reja në baletin ndërkombëtar, ekspresionizmi thyen konvencionet dhe i jep përparësi ndjenjës; ekspresionizmi në teatër; futurizmi në Itali; regjisorët e mëdhenj rusë, futurizmi-supremacizmi rus, teatri i agjit-propagandës, teatri epik, teatri i fakteve, absurdi, teatri i mizorisë, teatri i varfër, lindja dhe zhvillimi i kinematografisë
15Diskutim mbi dijet e marra dhe rifreskim i koncepteve kryesore
16Provim Final
Parakushtet
Literatura
Referenca të tjera
Punë laboratori
Përdorimi i komp.
Të tjera
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat
1Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punim diploma)
3Të analizojë në kontekstin e prodhimit të tij një vepër/objekt artistik a kulturor
4Të jetë i aftë të dallojë tiparet kryesore të rrymave madhore kulturore dhe të epokave e rrethanave që i prodhuan ato
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës
Notat e Ndërmjetme Sasia Përqindja
Gjysmë finale00
Kuize00
Projekte00
Projekte semestrale140
Punë laboratori00
Pjesëmarrja në mësim 110
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final50
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final50
Total100
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit)
Aktivitetet Sasia Kohëzgjatja
(orë)
Ngarkesa Totale
(orë)
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) 16464
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) 14456
Detyra 100
Gjysmë finale 0100
Provimi final 12020
Të tjera 000
Ngarkesa totale e orëve 140
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) 5.6
ECTS 6

PDF (Shqip) PDF (Anglisht)