Prezantim i “Ceci Corp Attorneys”

Zyra e Planifikimit të Karrierës organizon një prezantim informues rreth “ Ceci Corp Attorneys”.
 
Prezantimi do të zhvillohet online më datë 14.01.2021, në orën 13.00. 
 
Fusha kryesore e operimit të “Ceci Corp Attorneys” është konsultimi, me fokus në fushat e projektit dhe menaxhimit, marketingut, shitjeve, strategjisë si dhe konsultime rreth studimeve jashtë vendit. 
 
Znj. Xhensila Gjaci, e diplomuar për Drejtësi në Kolegjin Universitar Bedër, aktualisht juriste tek “Ceci Corp Attorneys”, do të flasë rreth eksperiencës së saj motivuese gjatë dhe pas studimeve si dhe do ju informojë mbi mundësite që zyra e “Ceci Corp Attorneys” ju ofron rreth studimeve jashtë vendit.
  
Janë të ftuar të gjithë ju dhe studentët e Kolegjit Universitar “Bedër”. 
 
Data:  14.01.2021 (e enjte) 
Formati: Online 
Linku: https://meet.google.com/zht-prkx-jsv
Ora: 13:00
 
Faleminderit!