Departamenti i Shkencave të Komunikimit zhvilloi workshop-in për përditësimin e sylabuseve

Departamenti i Shkencave të Komunikimit, si çdo vit të ri akademik, organizoi workshop-in me temë “Përditësimi i silabusve”.

Gjatë workshop-it u dikskutuan lëndët e vitit të kaluar akademik, nevojën për të riparë zërat e vlersimit, si dhe efikasiteti i metodave e përdorura vitin e kaluar.

Përgjegjësi i Departamentit, Dr. Erlis Çela theksoi rëndësinë e përditësimit të sylabuseve për lëndët përkatëse, duke respetkuar afatet e parashikuara. Gjithashtu ai shprehu rëndësinë që ka prezantimi i sylabuseve dhe zërave të vlerësimit te studentët, që në fillim të vitit akademik.

Përgjatë workshopit u diskutuan temat e ngjashme në lëndë të ngjashme në mënyrë që të shmanget përplasja dhe këto temat të jenë të kuptueshme për studentët.

Një çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte literatura e detyrueshme dhe ajo mbështëtëse për lëndët përkatëse. Lektorët theksuan rëndësinë e përditësimit të literaturës me botime të reja në gjuhën shqipe në fushën e komunikimit dhe gazetarise me qëllim që studentët të jenë brenda dinamikës së komunikimit dhe të teknologjisë së sotme.

Worshkop-i u mbyll me sugjerime nga lektorët mbi mënyrat e ndryshimeve të sylabuseve në lënde e tyre çdo vit akademik. Në fund ata shkembyen eksperiencat dhe metodat që kanë rezultuar me shumë efikase përgjatë viteve.