Departamenti i Shkencave të Komunikimit fton studentët e të bëhen pjesë e “MULTIMEDIA LAB 2021”

 

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në Kolegjin Universitar “Bedër”, fton të gjithë studentët e departamentit të bëhen pjesë e  “MULTIMEDIA LAB 2021”.

 

Çfarë është “MULTIMEDIA LAB 2021”?

MULTIMEDIA LAB 2021, është një workshop ku studentët e Departamentit të Shkencave të Komunikimi do të prezantohen me parimet dhe teknologjitë aktuale të sistemeve multimediale të kombinuara, të tekstit, grafikës, tingullit, animacionit dhe videos. Gjithashtu studentët do të mësojnë sesi të punojnë në programe të ndryshme multimediale, të tilla si paketa Adobe dhe aplikacione të tjera multimediale. Nga ana tjetër, studentët do të mësojnë sesi mund të digjitalizohen imazhet, tingujt dhe videot nëpërmjet programeve të ndryshme. Përgjatë këtij kursi ata do të angazhohen në projekte individuale dhe në grup për të për të përvetësuar teknikat më të fundit të prodhimit dhe të editimit të produkteve multimediale. 

Periudha: Mars-Maj

Lektorët: Msc. Alban Tufa dhe Msc. Ejup Lila

Numri i seancave: 11

 

Objektivat e këtij Workshopi:

  1. Dhënia e njohurive të nevojshme për multimedian;
  2. Shpjegimi i koncepteve dhe pajisja e studentëve me aftësi për aplikimin e këtyre koncepteve në praktikë;
  3. Aftësimi i studentëve për konceptimin dhe realizimin e një projekti multimedial;
  4. Pajisja me njohuri mbi rolin që ka sot multimedia në epokën e zhvillimit teknologjik, për t'i përdorur këto njohuri në media, PR, sektorin e reklamave, etj.

 

Email: [email protected]