Finalizohet me sukses cikli i trajnimeve

Finalizohet me sukses cikli i trajnimeve "Public Speaking 2023", i përbërë nga 8 seanca.

Nxënësit pjesëmarrës në trajnim mbajtën fjalimet e tyre përpara audiencës prezente duke treguar kështu qartazi aftësitë e fituara në të folurën në publik.

"Public Speaking Training 2023" është një trajnim i cili ka si qëllim aftësimin në artin e të ligjëruarit në publik. Nxënësit mësojnë të gjithë hapat e procesit të një komunikimi publik efektiv. Trajnohen për konceptimin e idesë, zhvillimin e linjave kryesore të saj, menaxhimin e emocioneve përpara publikut të gjerë. Përgjatë këtij trajnimi, ata kanë mundësinë të ndërthurin njohuritë e përfituara teorike me aspektin praktik të ligjërimit publik. Gjithashtu gjatë trajnimit ka patur të ftuar edhe personalitete të ndryshme nga fusha e komunikimit.

Trajnimi ka 8 seanca dhe në fund të trajnimit ata u pajisën edhe me certifikatë.