Leksion i hapur me temë " Rëndësia e të njohurit të audiencave"

Departamenti ynë kishte sot të ftuarën e radhës Prof. Assoc. Sally Ann Cruikshank pedagoge në Middle Tennessee State University.

Me një eksperiencë 7 vjeçare në botën e televizionit si producente dhe 13 vite në botën akademike si profesoreshë e lëndëve që lidhen me median digjitale, ajo i këshilloi gazetarët e ardhshëm t’i kushtojnë vëmendje audiencës së tyre.

“Hapi i parë drejt suksesit është pikërisht të menduarit pët audiencën, përpara se të fillosh të shkruash ngjarjen”- u shpreh Prof. Cruikshank.

Gjatë prezantimit, Prof. Cruikshank dha shembuj konkretë nga eksperienca e saj si profesioniste e fushës duke e bërë më aktuale situatën për studentët. Nuk munguan dhe pyetjet nga audienca, duke i shtuar më tepër interaktivitet takimit.