Leksion i hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe të Rinjtë”

Departamenti i Shkencave të Komunikimit në bashkëpunim me Dekanatin e Studentëve në KUB, zhvilloi leksionin e hapur me temë: “Pronësia Intelektuale dhe të Rinjtë”. Në fokus të leksionit ishin: patenta, marka, dizenjo dhe e drejta e autorit. Të ftuar ishin përfaqësues nga Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale, znj. Eneda Shiroka, z. Mevlan Dafa dhe znj. Suela Qatipi.

Znj. Qatipi shpjegoi se cfarë është Pronësia Industriale dhe Intelektuale dhe si mund të mbrohet ajo. Ajo tregoi se patenta e pronësisë merret për 20 vite dhe më pas mund të nxirret në treg, ose të rinovohet.

Gjithashtu, në leksion u përmendën të drejtat që përfitohen nga regjistrimi i markës në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Qatipi ndau me studentët informacione të ilustruar me shembuj të vlefshëm, jo vetëm për njohuritë e tyre teorike, por edhe për jetën e tyre të përditshme.

Gjatë leksionit, studentët u drejtuan pyetje të ftuarve dhe shkëmbyen ide e mendime me njëri-tjetrin duke e bërë takimin akoma më frytdhënës e fitimprurës.