Leksion i hapur me temë: “Teknologji të reja, mendësi të vjetra”

“Teknologji të reja, mendësi të vjetra” ishte tema e leksionit të hapur zhvilluar sot me studentët e Shkencave të Komunikimit, ku morën pjesë akvistet e shoqatës Albanian Woman in Audiovisual, Sabina Kodra, Ema Andrea dhe Valbona Sulçe.
Tematika lidhej me terminologjinë e papërshtatshme që përdoret në media mbi femrat, e njohur ndryshe si seksizëm. Moderuar nga Dr. Ardita Reçi, tema zgjoi interesin e studentëve, të cilët u përfshinë në diskutim.