Programet e Shkëmbimit Erasmus +

Thirrje për anëtarët e stafit!

Programet e Shkëmbimit Erasmus +

Zyra e Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IRO) ju bën me dije se në kuadër të bashkëpunimit në projektin e Mobilitetit Erasmus+ të KUB me Kolegjin e Shkencave të Aplikuara “Lavoslav Ružička” (VEVU) në Vukovar, Kroaci është hapur thirrja për aplikime për stafin për trajnim 5 ditor në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar për periudhën pranverë 2021.

Kuotat për këto thirrje janë si më poshtë:

Aktiviteti 1STT Mobility - Non-teaching week –- Non-Teaching Staff Traineeship1 kuotë gjatë periudhës qershor 2021 (5 ditë) (do të konsiderohet mundësia në varësi të situatës me pandeminë), ndryshe do të shtyhet për Vjeshtë (shtator) 2021.

Afati i fundit për të aplikuar është data 9 prill, 2021.

Kriteret e aplikimit:

Të interesuarit duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:

  1. Të jetë anëtar/e i stafit akademik/administrativ full-time/part-time.

P.S: Prioritet do të kenë përfaqësuesit e Zyrës së Marrëdhëdhënieve me Jashtë duke përfshirë përfaqësuesit e departamenteve.

Dokumentat e aplikimit:

- Formulari i konfirmimit për aplikim (dy kopje)

- Formulari Erasmus+ Mobility STT Work Plan (dy kopje)

- Formulari Mobility Agreement Staff Mobility for Training (dy kopje)

- Certifikatë e mbrojtjes së Gjuhës Angleze (min. B1)

- CV (dy kopje)

- Kopjen e pasaportës / letërnjoftimit kombëtar (dy kopje)

P.S Të interesuarit të kontaktojnë me email zyrën IRO për marrjen e formularëve elektronikisht në adresën: [email protected]

Shënim: Dokumentacioni do të dorëzohet në dy kopje të printuara pranë zyrës IRO dhe të dërgohet elektronikisht në adresën: [email protected]

Për më shumë informacion rreth Kolegjit dhe programit Erasmus+, ju lutem gjeni linket me poshtë:

PARTNERSHIPS:

http://www.vevu.hr/?podatak_id=37&g=12&i=161&panel=1#panel-1

VEVU Erasmus+:

http://www.vevu.hr/?g=12&i=161

INFORMATION PACKAGE

http://www.vevu.hr/?podatak_id=6&g=12&i=161&j=204&panel=1#panel-1