324 maturantë fitojnë të drejtën e bursës në Bedër

Shkolla e Lartë Hëna e Plotë "Bedër" shpall rezultatet e provimit për përfitimin e të drejtës së bursës. Janë 324 maturantë nga shkollat e mesme të Shqipërisë të cilët kanë fituar të drejtën për të studiuar me bursë në një nga programet e studimit bachelor që ofron Bedër.

Maturantët e interesuar për të vazhduar studimet duhet të kryejnë regjistrimin brenda datës 17.07.2015. Pas kësaj date kandidatët humbin të drejtën për të studiuar me bursë. Të interesuarit mund të aplikojnë duke plotësuar formularin në linkun e mëposhtëm.

http://www.beder.edu.al/sh/content/default/online-aplication-12/6/155
 
Rezultatet e provimit dhe përqindja e bursës që ka fituar secili maturant mund ta gjeni në tabelën bashkengjitur.