
Emri i Lëndës : Bazat e Teorive te Perkthimit | ||||||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Kodi | Tipi i lëndës |
Semestri | Leksione (orë/javë) |
Seminare (orë/javë) |
Lab (orë/javë) |
Kredite | ECTS | |
COM 306-1 | B | 6 | 3 | 0 | 0 | 3.00 | 6 | |
Lektori dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Asistenti dhe orari i konsultimeve | ||||||||
Gjuha e kursit | Albanian | |||||||
Niveli i lëndës | ||||||||
Përshkrimi | Kursi i lëndës Bazat e Teorive të Përkthimit në nivelin Bachelor do të ndihmojë studentët të nxënë njohuri që janë në funksion të përcaktimit të teorive bazë të përkthimit, të llojeve të saj si dhe të disiplinave gjuhësore të përafërta dhe metodës, si bazë e zgjidhjeve të problemeve të përkthimit në praktikë, me gojë apo me shkrim, të nënllojeve të ndryshëm të kësaj disipline shkencore, duke ardhur në ndihmë të ndërtimit dhe përcaktimit të koncepteve për strategji teorike, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv të lëndës. Bazat e Teorive të Përkthimit ndihmojnë në përgatitjen për realizimin e një kthimi të mirë që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të përkthimit, të kuptuar jo thjesht si kthim të fjalëve nga një gjuhë në një tjetër, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një kthim që mbështetet në bazën filozofike dhe metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike rreth dobisë së të marrit me kthime të cilat, veçmas në kushtet tona, janë ndihmesë në studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht edhe këtë lloj komunikimi. | |||||||
Objektivat | 1. Studenti do të krijojë bindjen se një përkthim nuk varet vetëm nga konteksti gjuhësor, por edhe nga dicka që qëndron përtej tekstit dhe që do ta quajmë informacion mbi botën ose informacion enciklopedik. Të marrë njohuri të imta mbi teoritë bazë, si dhe mbi metodat e sprovuara shkencore të përkthimit, duke iu qasur konkretisht praktikave të përkthimit. 2. Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me zgjedhjen e bazës teorike të përkthimit në hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. 3. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe përkthime të specialitetit, të terminologjisë, të krahasuar deri në interpretime konsekutive apo simultane. 4. Kursi i ligjëratave bachelor mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, edhe në kultura të tjera, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, duke u miqësuar me bazen teorike dhe pse jo edhe praktikën e teknikën e përkthimit, si parakusht i gjithë nevojave të tjera ne komunikim, por edhe për ecurinë e punimeve shkencore-kërkimore. | |||||||
Programi i Lëndës | ||||||||
Java | Tema | |||||||
1 | Hyrje në bazat e teorive të përkthimitçështjet kryesore- Llojet kryesore të përkthimeve: Me gojë; Me shkrim;- Nocioni bazat teorike te shkenca e përkthimit; Karakteristikat kryesore;- Përkthimi me gojë; Bazat e teorive të veçanta të përkthimit me gojë; - Veçantitë e përkthimit me gojë; Nënllojet e këtij lloj përkthimi;- Përkthimi koherent; Dallimi mes etapave të tij;- Përkthimi stenografik; | |||||||
2 | Mesazhi i mbërritjes: karakteristikat themeloreçështjet kryesoreMekanizmi i formatimit të mesazhit mbërritësKarakteristikat sasiore të mesazhit mbërritësVendi dhe funksioni i njësive shtesë në mesazhin mbërritës- Përkthimi sinkron; Diferencimi i tyre; | |||||||
3 | Baza teorike si sistemçështjet kryesore- Përkthimi si disiplinë shkencore me llojet: Teoria e përgjithshme e përkthimit, Teoria speciale e përkthimit, Teoria e veçantë e përkthimit; - Pamatshmëria e hamendësuar e sistemeve; - Përkthimi ka të bëjë me botë të mundshme;- Lidhja e disiplinës gjuhësore të përkthimit me disiplinën gjuhësore të: gjuhësia krahasuese, sociolinguistika, psikolinguistika dhe linguistika e tekstit;- Tekstet si substancë; | |||||||
4 | Kthyeshmëria dhe efektiçështjet kryesore- Kthyeshmëria ideale (Përkthimi); Shqipërimi; Përkthimi me komentim; - Një vijueshmëri (kontinium) kthyeshmërie;- Të bësh të dëgjohet;- Të riprodhosh të njëjtin efekt; | |||||||
5 | Kuptimi, interpretimi, negociataçështjet kryesore- Kuptimi dhe interpretuesit;- Lloje cognitive dhe përmbajtje thelbësore;- Të negociosh (mirëkuptosh, bisedosh) mbi: mi apo mi gjirizi (U. Eko);- Disiplinë shkencore dhe art; | |||||||
6 | Humbje dhe kompensimeçështjet kryesore- Humbje; Humbje me marrëveshje mes palëve; Kompensimet;- T`i shmangesh pasurimit të tekstit; Ta përmirësosh; Të plotësosh duke e rishkruar;- Referimi dhe kuptimi i thellë; Të shkelësh referimin; Referim dhe stil;- Referim dhe histori “e thellë”; Nivelet e fabulës; Referimet e rebuseve dhe rebuset e referimit; | |||||||
7 | Burime, grykëderdhje, delta, grykajaçështjet kryesore- Të përkthesh nga kultura në kulturë; Disa raste si: Mbreti i Tulës e J. V. Gete …;- Burimi dhe mbërritja; Amëtarizim dhe tëhuajzim;- Të modernizosh dhe të arkaizosh; Situata të përziera;- Edhe njëherë mbi negocimin; | |||||||
8 | Provim Gjysmëfinal | |||||||
9 | Sinonimia gjatë përkthimit çështjet kryesore- Nocioni i sinonimisë; Ekuivalenca e kuptimit dhe sinonimia;- Të kuptosh kontekstet; Aspektet e vështrimit të metodologjisë;- Qasjet e klasifikimit të metodave; Llojet e metodave;- Metoda e analizës; Metoda e sintezës; | |||||||
10 | Teoria shkencore: Të interpretosh nuk do të thotë të përktheshçështjet kryesore- Jakobson-i dhe Pierce; Linja hermeneutike; Llojet e interpretimit; - Interpretimi brendasemiotik; Interpretimi brendagjuhësor ose riformulimi;- Në fillim të interpretosh, pastaj të përkthesh; - “Lectio difficilior”- Ekzekutimi; | |||||||
11 | Kur ndryshon substancaçështjet kryesore- Ndryshime të substances në sisteme të tjera semiotike; - Problemi i substancës në përkthimin midis dy gjuhëve natyrore; - Tri formula; Substanca në poezi; - Thuajse në përkthimin poetik; | |||||||
12 | Rrishkrimi rrënjësorçështjet kryesore- Rasti i Uliksi – t nga shkrimtari irlandez Xhejms Xhois (James Joyce). Ai u botua në mars 1918 deri në dhjetor 1920 te një revistë në Sh.B.A. I plotë nga Sylvia Beach në shkurt 1922, në Paris. Romani ka qenë quajtur | |||||||
13 | Kur ndryshon lëndaçështjet kryesore- Parasinonimia; Transmutime (it. transmutazioni, compilazioni) ose përshtatje; - Transmutime me qëllim manipulimi: Të bësh të shihet atë që nuk thuhet;- Të mos bësh të shihet ajo që thuhet; - Të veçosh një nivel të tekstit burimor; Të bësh të shihet tjetërgjë; Përshtatja si vepër e re; | |||||||
14 | Gjuhë të përsosura dhe ngjyra të papërsosuraÇështjet- Tertium comparationis (lat. një krahasim); - Të krahasosh gjuhët; - Përkthimi dhe ontologjia; Ngjyrat (konotacioni); - Fleta e fundit;Ndihmesa e Mjedës, Nikajt dhe Draçinit në mjeshtërinë e përkthimit | |||||||
15 | Mjeshtëri mësimdhënieje | |||||||
16 | Provim Final | |||||||
Parakushtet | ||||||||
Literatura | ||||||||
Referenca të tjera | ||||||||
Punë laboratori | ||||||||
Përdorimi i komp. | ||||||||
Të tjera | ||||||||
Rezultatet e Lëndës dhe Kompetencat | ||||||||
1 | Të aftësohet studenti në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmë i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë. | |||||||
2 | Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punime të tjera, punime diplome etj.) | |||||||
3 | Të nxitet të analizuarit kritik dhe te menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj. | |||||||
Mënyra e Vlerësimit të Lëndës | ||||||||
Notat e Ndërmjetme | Sasia | Përqindja | ||||||
Gjysmë finale | 1 | 30 | ||||||
Kuize | 0 | 0 | ||||||
Projekte | 0 | 0 | ||||||
Projekte semestrale | 1 | 10 | ||||||
Punë laboratori | 0 | 0 | ||||||
Pjesëmarrja në mësim | 0 | 0 | ||||||
Kontributi i notave të ndërmjetme mbi vlerësimin final | 40 | |||||||
Kontributi i provimit final mbi vlerësimin final | 60 | |||||||
Total | 100 | |||||||
Ngarkesa ECTS (Në Bazë të Ngarkesës së Studentit) | ||||||||
Aktivitetet | Sasia | Kohëzgjatja (orë) |
Ngarkesa Totale (orë) |
|||||
Kohëzgjatja e kursit (Duke përfshirë edhe javën e provimeve : 16x Orët totale të kursit) | 16 | 3 | 48 | |||||
Orët e studimit jashtë klase (Parapërgatitje, Praktika etj) | 14 | 3 | 42 | |||||
Detyra | 1 | 12 | 12 | |||||
Gjysmë finale | 1 | 19 | 19 | |||||
Provimi final | 1 | 25 | 25 | |||||
Të tjera | 0 | 0 | 0 | |||||
Ngarkesa totale e orëve | 146 | |||||||
Ngarkesa totale e orëve / 25 (orë) | 5.84 | |||||||
ECTS | 6 |
PDF (Shqip) PDF (Anglisht)