

Gazetarja e Faktoje Ilda Hoxha dhe drejtoresha e Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtën e Informimit pranë Zyrës së Komisionerit Elona Hoxhaj organizuan një trajnim për studentët tanë të gazetarisë, por jo vetëm.
Ato ndanë me studentët proçesin e punës së tyre duke dhënë më tepër informacion për mënyrën e fact checking dhe informacione mbi të drejtën e informimit. Që nga mënyra e nisjes së një kërkese për informacion e deri te ankesa në rast se ky informacion nuk mundësohet nga institucionet publike.