Departamenti i Shkencave të Komunikimit në KU “Bedër”, fton studentët të marrin pjesë në leksioni e hapur ditën e nesërme më datë 15.11.2018, ora 11:40, në sallën e Bibliotekës me temë: Gazetaria Investigative; sfida dhe mundësi në realitetin shqiptar. I ftuar për ligjëruar dhe diskutuar me studentët është gazetari investigativ Gjergj Erebara.
Gjatë leskionit do të diskutohet praktikat e gazetarisë investigative në Shqipëri, rëndësinë qe ka dhe sifdat apo veshtirësitë që hasin gazetarët inevestigativ në vendin tonë.
Gjergj Erebara është gazetar investigativ shqiptar. Ai ka mbaruar studimet për gazetari në Universitetin e Tiranës dhe master shkencor (MSC) për Histori Ekonomike nga Universiteti i Lundit në Suedi. Erebara është specializuar për gazetari ekonomike. Ai ka punuar që nga viti 1998 në disa media të shkruara dhe vizive shqiptare, si gazetar, redaktor dhe kryeredaktor. Aktaulisht është gazetar i Rrjetit Ballkanik për Gazetari Investigative në Shqipëri (BIRN).
Jeni të ftuar të merrni pjesë!